Lirohet Gjesti, do të mbrohet në liri

Share

Këngëtari i njohur, Besart Kelmendi, Gjesti është liruar nga paraburgimi.

Pas përpjekjeve të shumta të avokatëve, Artan Qerkini dhe Burim Azemi, në mbrojtjen e artistit dhe të drejtat e tij, Gjesti do të mbrohet në liri.

Gjykata Themelore në Prishtinë ka nxjerrë sot aktvendimin për ndërprerjen e masës së paraburgimit ndaj Gjestit, mbi një javë pasi u ndalua mbi dyshimin për incidentin te kompania Onima.

Qerkini dhe Azemi kanë konsideruar se në bazë të nenit 159 të Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës, i cili përcakton parimin e proporcionalitetit në caktimin e masave të sigurisë, paraburgimi s’ka qenë masë proporcionale.

Të ngjashme: