UNICEF tronditet me rastin e 5-vjeçarit

Share

UNICEF-i në Kosovë ka reaguar lidhur me rastin e 5-vjeçarit në Lipjan, teksa theksoi se është thellësisht i tronditur për gjendjen vogëlushit, i cili aktualisht po merr trajtim intensiv mjekësor pas dhunës dhe neglizhencës së rëndë.

Në reagim, UNICEF thekson se asnjë fëmijë nuk duhet të përjetojë dhunë, frikë apo neglizhencë, sidomos brenda shtëpisë së tij, e cila duhet të jetë një vend sigurie, kujdesi dhe mbrojtjeje.

“Dhuna ndaj fëmijëve është një shkelje e rëndë e të drejtave të tyre dhe ka pasoja afatgjata fizike dhe psikologjike”, transmeton Klankosova.tv.

Tutje, në reagim thuhet se ky rast pasqyron një shkelje serioze të Konventës për të Drejtat e Fëmijës (KDF), e cila garanton mbrojtjen e çdo fëmije nga dhuna, abuzimi dhe neglizhenca si dhe të drejtën për mbijetesë, zhvillim dhe dinjitet.

“KDF është direkt e zbatueshme në Kushtetutën e Kosovës, e cila i jep instrumenteve ndërkombëtare të të drejtave të njeriut prioritet mbi ligjet vendore. Kjo vendos një detyrim të qartë ligjor mbi të gjitha institucionet për të parandaluar, identifikuar dhe për t’iu përgjigjur në mënyrë efektive rasteve të dhunës dhe neglizhencës ndaj fëmijëve”.

Ndërsa të tjera, UNICEF thotë se ky rast tregon nevojën urgjente për të forcuar sistemet e mbrojtjes së fëmijëve, për të siguruar identifikimin e hershëm të fëmijëve në rrezik në shëndetësi, arsim dhe shërbime sociale, si dhe për të ofruar mbështetje të shpejtë familjeve të cenueshme për të parandaluar dhunën.

5 vjeçari nga Lipjani aktualisht gjendet në QKUK ku do ta kryejë një interevenim kirurgjik në shputën e këmbës.

Ai është dërguar në emergjencë në gjendje të rëndë shëndëtësore pas keq trajtimin nga prindërit e tij.

Të ngjashme: