Një rast tragjik ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Gjakovë, ku nga të shtënat me armë një person ka mbetur i vdekur kurse një tjetër është plagosur.
Nga Policia e Kosovës bënë të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:30 në rrugën “Vëllezërit Frashëri”.
Njësitë policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe është njoftuar edhe prokurori i shtetit, i cili po ashtu ka dalë në vendngjarje.
Policia e Kosovës ka njoftuar se i dyshuari është identifikuar edhe gjendet në arrati.

