Zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, e ka konfirmuar që është arrestuar personi i cili sulmoi një punëtor të shtunën në Ferizaj.
Veseli ka bërë të ditur se i dyshuari B. J (23 vjeç) është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.
Agresori është dërguar në mbajtje për 48 orë për procedura tjera hetimore.


