Ndëshkohen tetë shoferë për kundërvajtje trafiku në Ferizaj

Share

Ferizaj, 07.03.2026

Patrullat e stacionit policor në Ferizaj, me datën 06.03.2026 gjatë kontrolleve të realizuara në pika të ndryshme të qytetit dhe në fshatrat përreth, kanë identifikuar dhe ndëshkuar disa shoferë për shkelje të rënda të rregullave të komunikacionit rrugor.

Shoferët:

– A.Q. (38 vjeç) me veturën Land  Rover,

– B.M. (36 vjeç) me veturën VW Caddy dhe 

-F.Z. (37 vjeç) me veturën Land Rover, të gjithë me targa vendore, janë ndaluar duke përdorur telefonin gjatë lëvizjes. Pas verifikimit është konstatuar se kjo ishte hera e dytë që kryenin të njëjtën kundërvajtje. Ndaj tyre policia ka shqiptuar gjobë prej 200 euro, 2 pikë negative dhe masë mbrojtëse, ndalim të drejtimit të automjetit për 3 muaj.

Ndërsa shoferët:

– L.A. (60 vjeç) me veturën Land Rover, 

– M.A. (21 vjeçe) me veturën VW Polo, 

– R.H. (25 vjeç) me veturën Volvo dhe

– V.M. (28 vjeçe) me veturën Renault Megane, të gjithë me targa vendore, janë ndaluar duke përdorur telefonin gjatë lëvizjes për herë të parë. Ndaj tyre policia ka shqiptuar gjobë prej 100 euro dhe 1 pikë negative.

Ndërkaq, shoferi NJ.S. (43 vjeç), me veturën Audi me targa vendore, është ndaluar për tejkalim të automjeteve në kundërshtim me rregullat e trafikut. Ndaj tij është shqiptuar gjobë prej 200 euro, 2 pikë negative dhe masë mbrojtëse,  heqje e patentë shoferit për 3 muaj.

Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me kontrolle të rregullta dhe të intensifikuara me qëllim rritjen e sigurisë në komunikacion dhe apelon tek qytetarët që të respektojnë rregullat e trafikut.

Të ngjashme: