Ferizaj shënon Ditën e Përdoruesve të Karrocës me aktivitet ndërgjegjësues për një qytet pa barriera

Me rastin e Ditës së Përdoruesve të Karrocës, në Ferizaj Handikos ka organizuar një aktivitet ndërgjegjësues në bashkëpunim me Komunën e Ferizajt, përkatësisht Drejtorinë e Shërbimeve Publike dhe Policinë e Kosovës.

Gjatë këtij aktiviteti, vullnetarët e Kryqit të Kuq të Kosovës – Dega Ferizaj, së bashku me Policinë e Kosovës dhe anëtarët me aftësi të kufizuara, shpërndanë broshura informuese për kalimtarët dhe vozitësit. Qëllimi i këtij aktiviteti ishte sensibilizimi i qytetarëve për respektimin e hapësirave publike, veçanërisht atyre të dedikuara për personat me aftësi të kufizuara, si dhe promovimi i krijimit të një mjedisi pa barriera.

Ky aktivitet synon të rrisë vetëdijen qytetare dhe të kontribuojë në ndërtimin e një shoqërie më gjithëpërfshirëse, ku të gjithë qytetarët gëzojnë të drejta dhe mundësi të barabarta.

Organizatorët shprehën mirënjohje për të gjithë vullnetarët, institucionet dhe partnerët që kontribuan në realizimin e këtij aktiviteti, i cili mbështetet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Scroll to Top