Aksident me fatalitet në Ferizaj

Must Read

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli tha për Klankosova se një 20-vjeçar ka pësuar lëndime trupore dhe po trajtohet në Qendrën Emergjente në Ferizaj.

“Më datën 28.12.2025, rreth orës 17:20, kemi pranuar një informatë se në fshatin Greme të Ferizajt ka ndodhur një aksident trafiku, ku është përfshirë një veturë me targa vendore. Si pasojë e aksidentit, një person ka humbur jetën (një femër rreth 19 vjeçe, pasagjere në veturë). Vdekja e saj është konstatuar nga ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Ndërsa, shoferi i veturës , mashkull 20 vjeç ka pësuar lëndime trupore dhe po trajtohet në Qendrën Emergjente në Ferizaj”, ka deklaruar Veseli.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë hetuesit e Njësisë së Komunikacionit Rrugor të Ferizajt dhe po merren me ekzaminimin e rrethanave si ka ardhur deri te aksidenti. Gjithashtu në vendin e ngjarjes ka dalë edhe një ekip e zjarrfikësve.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj shpall Laureatët e Sportit 2025

Sonte, në një atmosferë festive dhe nën patronatin e Kryetarit të Komunës, Agim Aliu, si dhe Drejtorit të DKRS-së,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img