09,02,2026

Identifikohet dhe arrestohet personi që shkaktoi aksident trafiku dhe u largua nga vendi i ngjarjes në Shtime

Must Read

Me datën 04.02.2026, rreth orës 18:25, në rrugën magjistrale Shtime–Lipjan, saktësisht në fshatin Davidovc, ka ndodhur një aksident trafiku ndërmjet një automjeti dhe një këmbësori.Pas goditjes së këmbësorit, shoferi i automjetit nuk është ndalur në vendin e ngjarjes, por është larguar në drejtim të panjohur.I lënduari, këmbësori një mashkull i moshës 46 vjeç, fillimisht ka pranuar ndihmë mjekësore në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Shtime, më pas është dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj, ndërsa për tretman të mëtejmë mjekësor është transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe është liruar dhe është jashtë rrezikut për jetë.Në vendin e aksidentit menjëherë kanë dalë patrullat e stacionit policor në Shtime, patrulla e Njësisë së Komunikacionit Rrugor, si dhe hetuesit e aksidenteve.Në mbështetje të identifikimit të shoferit të automjetit, në rast janë angazhuar edhe hetuesit nga Sektori Rajonal i Hetimeve.Pas një pune intensive hetimore, shikimit të kamerave të sigurisë nga njësitet policore, me datën 08.02.2026, rreth orës 18:30, është bërë i mundur identifikimi i shoferit dhe i automjetit që dyshohet se ka shkaktuar aksidentin. I dyshuari është:A. A., 41 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, automjeti: VW Golf, ngjyrë e zezë, me targa vendore.Sot, me datën 09.02.2026 i dyshuari është intervistuar nga hetuesit policorë të aksidenteve dhe me vendim të prokurorit të shtetit, është liruar në procedurë të rregullt për hetime të mëtejme, për veprën penale “Shkaktim i aksidentit të trafikut me lëndime trupore”.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ka ndërruar jetë artisti dhe koreografi i njohur ferizajas Bajaram Tahiri

Ferizaj ka humbur sot një nga figurat e saj më të rëndësishme të kulturës dhe artit. Ka ndërruar jetë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img