21,12,2025

NPL “Ambienti” pastron oborrin e QKMF-së dhe mirëmban parkun e fshatit Gremë

Must Read

Ekipet e Ndërmarrjes Publike Lokale “Ambienti” kanë realizuar me sukses punime të pastrimit dhe mirëmbajtjes në disa hapësira publike, me qëllim të përmirësimit të mjedisit dhe krijimit të kushteve më të mira për qytetarët.

Sipas njoftimit të NPL “Ambienti”, është kryer pastrimi i plotë i oborrit të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, ku janë krasitur drunjtë dekorativë dhe është rregulluar e gjithë hapësira përreth institucionit shëndetësor.

Po ashtu, ekipet e ndërmarrjes kanë intervenuar edhe në parkun e fshatit Gremë, ku është realizuar pastrimi dhe mirëmbajtja e rregullt e hapësirave publike, duke i dhënë parkut një pamje më të rregullt dhe më të sigurt për qytetarët.

Nga NPL “Ambienti” theksojnë se angazhimi për ruajtjen e pastërtisë, shëndetit publik dhe mjediseve të gjelbra do të vazhdojë edhe në ditët në vijim.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Këto vende të Ferizajt do të mbesin pa rrymë nesër (e Hënë, 22.12.2025)

KEDS ka njoftuar se disa zona në Ferizaj do të mbesin pa energji elektrike nesër, për shkak të punimeve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img