15,12,2025

Mjegulla paraqet rrezik në komunikacion

Must Read

Si pasojë e kushteve atmosferike, në rajonin e Ferizajt, përfshirë komunat: Ferizaj, Kaçanik, Shtime, Shtërpcë dhe Hani Elezit, është vërejtur prezencë e mjegullës, veçanërisht në zonat me pozitë më të ulët gjeografike dhe në afërsi të lumenjve, duke ulur dukshmërinë në rrugë.

Policia apelon tek të gjithë shoferët e automjeteve që të respektojnë këto këshilla:

  • Ndizni dritat e shkurtra dhe dritat e mjegullës;
  • Mos përdorni dritat me rreze të gjata;
  • Ngadalësoni dhe mbani shpejtësinë nën kontroll;
  • Mbani krahun e djathtë të rrugës;
  • Rritni vëmendjen ndaj ndryshimeve të papritura të dukshmërisë.

Mjegulla mund të krijojë iluzione optike dhe t’ju bëjë të mendoni se po lëvizni më ngadalë se sa në të vërtetë.

Siguria në trafik është përgjegjësi e përbashkët!

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Tërmet në Kosovë në orët e hershme të mëngjesit

Një tërmet me magnitudë 3.1 ballë të shkallës Rihter është regjistruar sot në orët e hershme të mëngjesit në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img