31,10,2025

Arrestohet një person i dyshuar për vjedhje të rëndë në Ferizaj

Must Read

Ferizaj, 31.10.2025

Më datë 30.10.2025, rreth orës 22:00, Policia Rajonale në Ferizaj ka pranuar një informacion për një rast të vjedhjes së rëndë në rrugën “Mustafë Xhigolli”.

Njësitë e hetimeve rajonale dhe forenzikës kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes. Nga ekzaminimet fillestare është dyshuar se personi/na të panjohur kishin depërtuar në shtëpinë e viktimës përmes thyerjes së xhamit të dritares së pasme, duke vjedhur stoli ari në vlerë rreth 10.000 euro, si dhe pajisjen DVR të kamerave të sigurisë.

Gjatë zhvillimit të hetimeve, njësia hetimore ka identifikuar një automjet të dyshuar të tipit Audi A4, ngjyrë hiri, që drejtohej nga A. Xh.( 25 vjeç) .Gjatë kontrollit në automjet janë gjetur mjete të dyshimta, përfshirë një shpues elektrik dhe një palë këpucë, të cilat përputhen me gjurmët e lëna dhe pamjet nga kamerat e sigurisë nga kryesi i veprës.

I dyshuari ka tentuar të largohet, por pas një ndjekjeje është arrestuar nga hetuesit policorë.

Me urdhër të prokurorit të rastit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë, ndërsa automjeti është sekuestruar për procedura të mëtejshme hetimore.

Hetuesit rajonal në Ferizaj po vazhdojnë hetimet në disa pista për zbardhjen e plotë të rastit dhe identifikimin e mundshëm të bashkëkryesve në vjedhje të tjera të ngjashme në rajon.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Fitore bindëse e Kastriotit ndaj kampionit

Kastrioti e ka fituar bindshëm derbin e xhiros së gjashtë të Superligës së Kosovës në hendboll.Të shtunën mbrëma në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img