01,08,2025

Murtaja Afrikane e Derrit: AUV ndalon importin e derrave, gjedheve, deleve dhe dhive nga Serbia

Must Read

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka vendosur masë ndalese të përkohshme për importin e kafshëve të gjalla të llojit gjedhe, dele, dhi dhe derra nga i gjithë territori i Republikës së Serbisë për në Kosov.

Kështu ka bërë të ditur AUVK, teksa thekson se një gjë e tillë ka ndodhur për shkak të shpërthimit të sëmundjeve Gjuha e kaltër dhe Murtaja Afrikane e Derrit.

Tutje shton se kjo sëmundje shkaktohet nga virusi i sëmundjes së derrit (ASFV) dhe është e njohur për rezistencën dhe ngordhshmërinë e lartë tek derrat.

“Ndalohet importi i kafshëve të gjalla (produkteve të derrit) nga Serbia për shkak të shpërthimit të sëmundjeve Gjuha e kaltër dhe Murtaja Afrikane e Derrit. Pas njoftimeve të publikuara në sistemin ADIS dhe WAHIS për konfirmim të shpërthimit të sëmundjes Gjuha e Kaltër – BT dhe Murtaja Afrikane e derrit – ASF në shtetin e Serbisë, me qellim parandalimi të përhapjes se sëmundjeve në vendin tonë, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka vendosur masë ndalese të përkohshme për importin e kafshëve të gjalla të llojit gjedhe, dele, dhi dhe derra (produkteve të derrit) nga i gjithë territori i Republikës së Serbisë”, njofton kjo Agjenci

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Një 63-vjeçar gjendet i vdekur në një vilë në Jezerc

Një 63-vjeçar është gjetur pa shenja jete në një vilë private në fshatin Jezerc të Ferizajt. Rastin e ka konfirmuar...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img