14,07,2025

Sekuestrohen mbi 16 mijë franga të falsifikuara në Han të Elezit, në pranga një person

Must Read

Policia e Kosovës ka njoftuar se mbrëmë në pikën kufitare në Han të Elezit është ndaluar një veturë e tipit Audi A2 me targa të Maqedonisë së Veriut që drejtohej nga shtetasi maqedonas S.Xh.

Nën ulësen e përparme i janë gjetur qese të plastikës të mbushura me monedha metalike 2 franga zvicerane që dyshohet se janë të falsifikuara.

“Pas kontrollit të rregullt në vijën e parë dhe evidentimit të dokumentacionit përkatës, automjeti është selektuar për kontroll të mëtejmë. Gjatë kontrollit të detajuar nga zyrtarët doganorë dhe policorë, nën ulëset e përparme të veturës janë gjetur qese plastike të vendosura në pjesë të ndryshme të automjetit, të mbushura me monedha metalike 2 frangazvicerane (CHF), të dyshuara si të falsifikuara.”

Sipas Policisë bëhet fjalë për 16,152 franga.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet relevante policore përfshirë ato të hetuesisë. Pas inventarizimit paraprak, rezulton se janë sekuestruar gjithsej 8,076 monedha x 2 CHF = 16,152 CHF, të gjitha të dyshuara si të falsifikuara.”

Ai është ndaluar për 48 orë.

“Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori për Krime të Rënda, i cili ka urdhëruar ndalimin e të dyshuarit për 48 orë dhe është iniciuar rasti penal për “Falsifikim të parasë”. Vetura si dhe monedhat e dyshuara janë sekuestruar, ndërsa rasti i është dorëzuar njësisë kompetente të hetimeve rajonale për procedura të mëtejme hetimore dhe procedurale. Policia e Kosovës, në bashkëpunim të ngushtë me Doganën e Kosovës, mbetet e përkushtuar në parandalimin dhe luftimin e të gjitha formave të kriminalitetit ndërkufitar, me fokus të veçantë ndaj veprave penale që cenojnë sistemin financiar dhe sigurinë publike.”

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Zjarr në malet mes Nerodimes dhe Dremjakut – Apel për kujdes nga banorët

Ferizaj, 13 Korrik 2025 – Një vatër zjarri ka përfshirë mbrëmjen e sotme zonën malore përgjatë rrugës që lidh...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img