08,07,2025

Policia ndalon 22-vjeçarin me narkotikë, zbulon edhe armë në një shtëpi në Pleshinë të Ferizajt

Must Read

Policia e Kosovës ka iniciuar dy raste penale lidhur me posedim të paautorizuar të narkotikëve dhe armëve, pas një intervenimi të zhvilluar më 7 korrik 2025 në Ferizaj.

Sipas njoftimit nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, rreth orës 20:00, Njësiti i Hetimeve në bashkëpunim me njësitin reagues ka ndaluar dhe shoqëruar në stacion policor një 22-vjeçar me inicialet P. R., tek i cili gjatë kontrollit trupor janë gjetur substanca të dyshuara narkotike.

Ndaj tij është hapur rast penal për veprën “Posedim i paautorizuar i narkotikëve”.

Hetimet paraprake kishin siguruar gjithashtu një fotografi ku i dyshuari shihej duke poseduar armë zjarri. Si rezultat, policia ka ndërmarrë një aksion kontrolli në fshatin Pleshinë të Ferizajt. Gjatë kontrollit, janë sekuestruar një pushkë e gjatë përsëritëse me 26 fishekë, si dhe një pushkë gjuetie artizanale me 12 fishekë.

Pas verifikimeve është konstatuar se armët i përkisnin një personi tjetër, 47-vjeçarit I. R., i cili posedonte leje për to, por e cila kishte skaduar. Prokurori i Shtetit ka urdhëruar nisjen e procedurave për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Të dy të dyshuarit janë intervistuar dhe më pas janë liruar në procedurë të rregullt.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident trafiku në Ferizaj, një person i lënduar, dëmtohet edhe një lokal

Një aksident trafiku ka ndodhur ku ka mbetur njw person i lwnduar në rrugën “12 Qershori” në Ferizaj. Sipas zëdhënësit...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img