13,08,2025

Është gjetur edhe vetura e dytë, e cila ishte vjedhur në fshatin Dardani të Ferizajt

Must Read

Me datën 25.10.2024 rreth orës 16:00 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë se në fshatin Koshare të Ferizajt është një veturë e braktisur. Hetuesit rajonal menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë identifikuar veturën “Range Rover” me targa vendore,  e cila ishte vjedhur me datën 23.10.2024 rreth orës 03:05 në fshatin Dardani të Ferizajt.

Si provë materiale vetura është sekuestruar, deri sa të përfundojnë procedurat e ekzaminimit nga krimteknikët rajonal dhe kthimit të pronarit të saj, kurse policia është në kërkim të personave të dyshuar për rastin ” Vjedhje e rëndë” që ka ndodhur me datën 23.10.2024 në fshatin Dardani të Ferizajt.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Abdixhiku prezanton Visar Azemin si kandidat të LDK-së për kryetar të Ferizajt

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka prezantuar Visar Azemin si kandidatin e kësaj partie për kryetar...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img