15,08,2025

Në Ferizaj, mbahet takimi për hartimin e planit dhe udhëzuesit për integritet

Must Read

Organizuar nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal në bashkëpunim me misionin e OSBE-së në Kosovë, këtë të premte është mbajtur takimi me komunat e rajonit të Ferizajt për hartimin e model planit të integritetit dhe udhëzuesin për monitorimin dhe raportimin e planit për integritet.

Hapjen zyrtare të këtij takimi e bëri Shkëlqim Jakupi nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal si dhe Valdet Hajdini nga OSBE-ja, të cilët kanë folur për rëndësinë e këtij plani, përmbajtjen e planit, objektivat e tij si dhe qëllimin kryesor.

Në takim prezantimin e këtij plani e bëri Ferdi Kamberi nga MAPL i cili ka folur për model plani për integritet, rolin dhe përgjegjësia e akterëve lokal, zhvillimi i planit, metodologjia dhe udhëzuesi për mënyrën e monitorimit dhe raportimit për planin për integritet.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Mbyllet kufiri Kosovë-Maqedoni e Veriut në Glloboqicë, shkaku i zjarrit

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar njoftoj se është mbyllur pika kufitare e Glloboqicës që lidh Kosovën me Maqedoninë e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img