25,11,2024

Vazhdon projekti për rregullimin e rrugëve të arave

Must Read

Lehtësimi i punës dhe veprimtarisë së bujqve dhe fermerëve ferizajas, përmes subvencionimit, mbështetjes me pajisje pune e investime kapitale është fokus i Drejtorisë së Bujqësisë dhe Pylltarisë.

Pasditen e sotme, Nënkryetari i Komunës, Lulzim Aliu, bashkë me drejtorin e Bujqësisë dhe Pylltarisë, Burim Bajrami dolën në terren, për të parë nga afër punët që po kryhen në disa terrene, në projektin për rregullimin e rrugëve të arave.

Për këtë projekt, drejtori Bajrami njoftoi se është vazhdimësi nga mandati i kaluar dhe si i tillë ofron përparësi të shumta, duke lehtësuar veprimtarinë e bujqve dhe fermerëve ferizajas. Ai tutje shtoi se janë dhjetëra hapësira ku po shtrihet dhe planifikon të shtrihet ky projekt për të përmbushur synimin e lartcekur në ndihmë të veprimtarisë së fermerëve dhe bujqve ferizajas.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Verona Kryeziu, shpallet fituese e Festivalit “Kosovarja Këndon” 2024

Festat e Nëntorit nisëm me Festën e Këngës Popullore - edicionin e 52-të të Festivalit "Kosovarja Këndon" Me këngë shpirti,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img