29,04,2024

Agim Aliu premton rregullimin e parkut në oborrin e ish-shkollës “Gjon Serreçi” në Ferizaj

Must Read

Kandidati për kryetar të Ferizajt, Agim Aliu, ka thënë që në kuadër të programit qeverisës të ardhshëm, do të ndërtojë një park prej 10 mijë e 700 metra katrorë, në oborrin e ish-shkollës “Gjon Serreçi”.

Aliu, premton se ky park do t’i plotësoj nevojat e banorëve të grupmoshave të ndryshme.

“Në kuadër të programit tonë qeverisës të ardhshëm kemi planifikuar që të bëjmë krye temë të zhvillimit politikën e gjelbërimit, investimin në të gjelbrën, për ta përshtatur me planin e përgjithshëm të qytetit dhe fshatrave tona. Një nga këto projekte është parku te Gjon Serreçi, kemi vendosur që hapësirën te kjo shkollë ta transformojmë në një hapësirë të ridestinuar në park, parku aty ka hapësirë prej 10 mijë e 700 metra katror, do të jetë me parking nëntokësor. Pjesa e sipërme bëhet në konceptin e një parku me gjelbërim të lartë”, ka thënë Aliu

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjendet i vdekur një person në Entin Special në Ferizaj

Një person ka vdekur në Entin Special në Ferizaj. Këtë e ka bërë të ditur Drejtoria Rajonale e Policisë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img