Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj ka vazhduar aktivitetet e saja në zbatim të  vendimit të fundit të Qeverisë së RKS-së, Nr.01/32, i datës 28.08.2021, për masat e  përgjithshme dhe të veçanta për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e Pandemisë  COVID-19, ekipe të përbashkëta të policisë kanë shtuar aktivitetet e tyre në rajonin e 
 Ferizajt. 
 Në kuadër të këtyre aktiviteteve, gjatë 24 orëve të fundit, përveç 70 vërejtjeve  policore, policia ka shqiptuar 469 gjoba ndaj qytetarëve të cilët nuk i kanë respektuar  masat si në vendim.
 Llojet e gjobave sipas Ligjit.Nr.07/L-006, për parandalimin dhe luftimin e Pandemisë COVID-
 19 : 
24.2 Drejtuesi i mjetit motorik i cili nuk e respekton vendimin e Organit Kompetent për 
 kufizimin e qarkullimit të qytetarëve dhe automjeteve sipas orarit të përcaktuar, dënohet me  gjobë prej dyqind (200) euro. – Sipas këtij neni janë shqiptuar 4 gjoba
 24.3 Personi fizik i cili nuk e respekton Vendimin e Organit Kompetent për kufizimin e  qarkullimit të qytetarëve dhe automjeteve sipas orarit të caktuar, dënohet me gjobë prej  dyqind (200) euro.
– Sipas këtij neni janë shqiptuar 18 gjoba
 24.4 Personi juridik i cili nuk e zbaton vendimin e Organit Kompetent për krijimin e kushteve  dhe mbajtjen e distancës së përcaktuar në hapësirat në të cilat janë përgjegjës dënohen me  gjobë prej pesëqind (500) euro, ndërsa personi përgjegjës i personit juridik dënohet me  gjobë prej dyqind (200) euro. – Sipas këtij neni janë shqiptuar 51 gjoba
 24.5 Personi fizik i cili nuk respekton vendimin e Organit Kompetent për mbajtjen e maskës,  dënohet me gjobë prej tridhjetëepesë (35) euro.
– Sipas këtij neni janë shqiptuar 395 gjoba
 25.2 Personi fizik i cili organizon aktivitete publike dhe jopublike të ndaluara me 
 vendim të organit kompetent, dënohet me gjobë prej dyqind (200) euro dhe ndalimin 
 e aktivitetit.
– Sipas këtij neni janë shqiptuar 1 gjobë






