22,11,2024

Çfarë të bëni nëse vëreni një gungë në gji

Must Read

“Mos bëni panik nëse mendoni se ndjeni një gungë në gjoksin tuaj.”

Shumica e grave kanë disa gunga ose zona me gunga në gjinjtë e tyre gjatë gjithë kohës, dhe shumica e gungave të gjirit rezultojnë të jenë beninje (jo kanceroze). Ekzistojnë një numër shkaqesh të mundshme të gungave jo kancerogjene të gjirit, duke përfshirë ndryshimet normale hormonale, një gjendje beninje të gjirit ose një dëmtim i zakonshëm.

Në fazat e hershme, kanceri i gjirit mund të mos shkaktojë simptoma. Në shumë raste, një tumor mund të jetë shumë i vogël për t’u ndjerë, por një anomali mund të shihet në mamografi. Nëse mund të ketë një tumor, shenja e parë është zakonisht një gungë e re në gji që nuk ishte aty më parë. Sidoqoftë, ashtu siç u tha më lart jo të gjitha gungat janë kancer. Simptomat për kanceret më të zakonshme të gjirit përfshijnë:

Një gungë në gji ose trashje e indeve që ndjehet ndryshe nga indet përreth dhe që është zhvilluar kohët e fundit.

Dhimbje gjoksi

Lëkurë të kuqe

Enjtje në të gjithë ose një pjesë të gjirit tuaj

Një shkarkesë nga thithka përveç qumështit të gjirit

Lëngëzim në trajtë gjaku nga thithka

Një ndryshim i papritur, i pashpjegueshëm i formës ose madhësisë së gjirit tuaj

Ndryshimet në pamjen e lëkurës së gjoksit tuaj

Një gungë ose enjtje nën krahun tuaj

Mos hezitoni të telefononi mjekun tuaj nëse keni vërejtur një gungë ose ndryshim tjetër të gjirit që

nuk e keni pasur më herët dhe është shqetësues. Kjo vlenë veçanërisht për ndryshimet që zgjasin më

shumë se një cikël të plotë menstrual ose duket se bëhen më të mëdha ose më të spikatura në një fare mënyre. Nëse keni menstruacione, mund të dëshironi të prisni deri pas menstruacioneve për të parë nëse gunga ose ndonjë ndryshim tjetër i gjirit zhduket vetvetiu para se të telefononi mjekun tuaj.

 Ofruesi më I mirë i kujdesit shëndetësor për të thirrur do të ishte ai/ajo që ju njeh dhe ju ka bërë një provim të gjirit më parë – për shembull, gjinekologu juaj, mjeku i kujdesit parësor ose një mjek infermier i cili punon me gjinekologun ose mjekun tuaj të kujdesit parësor.

Di çfarë të presësh. Në një takim për të vlerësuar një gungë të gjirit, mjeku juaj do të marrë historinë tuaj shëndetësore dhe do të bëjë një ekzaminim fizik të gjirit, dhe ka shumë të ngjarë të rekomandojë teste të imazhit të gjirit. Ekografia është shpesh testi i parë ose i vetëm i imazhit që përdoret për të vlerësuar një gungë në gratë që janë nën moshën 30 vjeç ose janë shtatzënë ose ushqejnë me gji. Si ultrazëri ashtu edhe

mamografia rekomandohen zakonisht për të vlerësuar një gungë në gratë që janë mbi moshën 30 vjeç dhe nuk janë shtatzënë ose që ushqejnë me gji. Nëse nevojitet një test i mëtejshëm, mjeku juaj mund të rekomandojë imazhe shtesë me MRI (rezonancë magnetike), MBI (imazhe molekulare të gjirit) dhe / ose biopsi.

Ai ose ajo gjithashtu mund t’ju referojë te një specialist i gjirit (zakonisht, një kirurg i gjirit) për

vlerësim të mëtejshëm.

Sigurohuni që të merrni përgjigje. Është e rëndësishme që mjeku juaj të ju japë një shpjegim të shkakut të gungës ose ndryshimit tjetër të gjirit dhe, nëse është e nevojshme, një plan për monitorimin ose trajtimin e tij. Nëse nuk ndiheni rehat me këshillën e mjekut të parë që shihni, mos hezitoni të merrni një mendim të dytë.

ECMI Kosovo realizon projektin 18 muajsh CARES – Cross-border Actions in the Reproductive Health

Sector / “Aktivitetet Ndërkufitare në Sektorin e Shëndetit Riprodhues CARES” qëllimet kryesore të këtij  projekti përfshijnë prokurimin e pajisjeve për qendrat shëndetësore, organizimin e fushatave promovuese për parandalimin e kancerit, ngritjën e vëtëdijes për rëndësinë e kontrollave rutinore, publikime të ndryshme mbi shëndetin riprodhues, konferencë ndërkufitare etj.

Projekti financohet nga Bashkimi Evropian në kuadër të Programit të Bashkëpunimit Ndërkufitar Mali i Zi

– Kosovë 2014-2020, dhë në Mal të Zi është bashkëfinancues Ministria e Administratës Publike. Ky projekt

zbatohet nga FORS Montenegro së bashku me Qendrën Evropiane për Çështje të Minoriteteve Kosovë (ECMI Kosova). Si përfitues direkt të këtij projekti janë shteti i Kosovës dhe Malit të Zi, specifikisht

komunat Andrijevica, Berane, Bijelo Polje, Gusinje, Petnjica, Plav, Kolasin Mojkovac dhe Rozhaj në Mal të Zi dhe komunat Pejë, Istog, Klinë, Deçan dhë Gjakovë në Kosovë.

Ky njoftim u përgatit me ndihmën financiare të Bashkimit Evropian. Përmbajtja e artikullit është përgjegjësi e vetme e Qendrës Evropiane për Çështje të Minoriteteve Kosovë (ECMI Kosova) dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohët si pasqyrim I pikëpamjeve të Bashkimit Evropian.

Ky mbishkrim nuk paragjykon statusin e Kosovës dhe është në përputhje me Rezolutën 1244 Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara dhe opinioni i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident në Ferizaj, përfshihen tri vetura – lëndohen 5 persona

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj. Aksidenti ndodhi në rrugën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img