19,12,2024

FSK (Ushtria e Kosoves) është nisur drejt zonave të dëmtuara nga tërmeti

Must Read

FSK (Ushtria e Kosoves) është nisur drejt zonave të dëmtuara nga tërmeti.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka bërë të ditur se ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin Edi Rama, pas tërmetit të fuqishëm që goditi Shqipërinë.

Thaçi përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se FSK tashmë është nisur drejt zonave të dëmtuara nga tërmeti.

Postimi i plotë:

Sapo fola me kryeministrin Edi Rama, ku u informova për gjendjen pas tërmetit që goditi Shqipërinë.

Kryeministrit Rama, në emër të qytetarëve të Kosovës i shpreha ngushëllimet më të sinqerta për viktimat që pësuan nga tërmeti.

Kryeministrin Rama e sigurova se Kosova do të jetë në mbështetje dhe përkrah Shqipërisë.

Tashmë njësitë përkatëse të Forcës së Sigurisë së Kosovës janë nisur drejt zonave të dëmtuara nga tërmeti.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shkaktoi 19 aksidente të qëllimshme për të përfituar nga sigurimi i veturave, arrestohet 23 vjeçari në Ferizaj

Një person i moshës 23 vjeçare është arrestuar pasi me qëllim të përfitimit material ka keqpërdorur sigurimet e veturave. Kjo...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img