28,11,2024

LOKALITETI ARKEOLOGJIK I FSHATIT ZASKOK

Must Read

     Trashëgimia kulturore e trevës së Ferizajt, është mjaftë e pasur me thesar arkeologjik dhe trashëgimor, ku nga hulumtimet e bëra ndër vite si nga Muzeu i Kosovës por edhe më gjerë, ka bërë që të kemi një vlerë të rëndësishme sa i përket trevës së Ferizajt. E cila ka një lashtësi të që na shpie në periudha të hershme historike, duke bërë që të kemi një fond arkeologjik për trevën e Ferizajt. Për shkak se shumica e vendbanimeve  njihen për një pasuri arkeologjike, ku hyjnë me dhjetëra lokalitete duke  pasuruar  hartën arkeologjike të rrethinës së Ferizajt.

Lokaliteti Tumular në Zaskok

      Është vendbanim me një lashtësi të madhe duke pasur parasysh se aty, është zbuluar një varrë ku brenda ku tij, janë deri në 37 varre që i përkasin  periudhës së vonshme antike (shek.IV-V e.s). Në këto varreza nekropole janë gjetur si amfora, dhe disa fragmenteve të enëve të ndryshme nga qelqi më pas fibula e argjendit.

       fig.01. Artefakte arkeologjike të gjetura në lokalitetin e njohur Tuma-Gur të fshatit Zaskok

     Ky lokalitet shtrihej në arealin fshatit Zaskok të identifikuar si Tuma-Gur, gjendet pranë shkollës së vjetër si dhe zyrës së vendit të fshatit Zaskok. Në vitin 1981 janë bërë gërmime dhe sondazhe nga ana e  Muzeut të Kosovës. Me këtë rast, doli në pah një nekropol i periudhës romake, përkatësisht u zbuluan 4 varre me djegie(ishte i praktikuar riti urna i cili ishte përhapur krahas atij tumular në pothuajse në gjithë trevat e Ilirisë) dhe konstruksione të ndryshme varrore.

Gërmimet arkeologjike të  autoriteteve jugosllave për të mbuluar faktet historike të tumës-gur

        Këto gjetje janë tipike për fundin e shek. III dhe fillimin e shek. IV. Në fshatin Zaskok, në lokalitetin, ku ishte një tumë-guri ilire që përfaqëson periudhën antike. Vendin ku ishte hapësira që ishte vendosur tuma, autoritetet jugosllave nisen të ndërtojnë edhe kishën ortodokse serbe, këto ngjarje ndodhën pas vitit 1981, ku duke rrafshuar tumën, më pas për të ndërtuar themelet e kishës ortodokse serbe. Por krahas gërmimeve të cilat u monitoruan tërësisht nga autoritetet jugosllave, duke ju pamundësuar banorëve të kësaj ane, që të mos ofrohen, po ashtu edhe televizioni shtetëror kishte xhiruar momentin e gërmimeve arkeologjike, por jo vetëm kaq, por nga gjetjet artefakteve arkeologjike në  këtë lokalitet tumular janë bartur për në  Beograd.

 fig.02 Pamja e Zyrës së Vendit të fshatit Zaskok, fare pranë sa gjendej hapësira e cila ishte lokaliteti i Tumës së kohës antike.

                                        Vendi i dikurshëm ku gjendej tuma-gur.

Amforë dy vegjake shek.III-IV e.s argjilë e pjekur gjatësia 47 cm, diametri 17.5 cm vendgjetja Zaskok, Ferizaj nekropoli varri 1.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Në fundjavë, “KUPA E FEDERATËS 2024”

Spektakli i volejbollit në Kupën e Federatës, fillon këtë fundjavë! Këtë fundjavë nis edicioni i ri i Kupës së FVK-së,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img