28,11,2024

Sa më burokratike dhe fobiste që bëhet Evropa, aq më shumë do të jenë vendet që do të veprojnë si Britania e Madhe!

Must Read

Selim Marevci

Refuzimi nga ana e BE-së që ju bë Shqipërisë dhe Maqedonisë Veriore, për hapjen e negociatave tregon më së miri fobin e disa shteteve refuzuese që kanë karshi Ballkanit Perëndimore, njëkohësisht me këto vendime vendet aspirante i rikthen më shumë ka teoritë euro-skeptike e që në Maqedoninë Veriore, çdo ditë e më shumë po rritet.

Kjo burokraci, fobi apo çka dush ta quajmë e qesin në pah edhe fajin e vetë (BE) karshi Kosovës për mos liberalizimin e vizave, duhet të pranojmë një fakt që Kosova ka plotësuar në plotëni të gjitha kushtet që BE ja vuri Kosovës pavarësisht që vendet e rajonit kishin as gjysmën e këtyre kritereve që kishim ne dhe prapë ngelemi padrejtësisht vendi i vetëm që nuk kemi liberalizim.

Të gjitha këto 95 detyra që i parashtroj BE për Kosovën mund të themi lirshëm që shtetin tonë vetëm sa e ka forcuar nëse bëjmë komperacion me vendet fqinje, në shumë pika qëndrojmë dukshëm më mirë se Serbia, Maqedonia në aspektin e minoriteteve dhe të lirisë se shprehjes që në këtë pikë jemi edhe më mirë edhe se Shqipëria.

Sa më burokratike dhe fobiste që bëhet Evropa, aq më shumë do të jenë vendet që do të veprojnë si Britania e Madhe!

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Në fundjavë, “KUPA E FEDERATËS 2024”

Spektakli i volejbollit në Kupën e Federatës, fillon këtë fundjavë! Këtë fundjavë nis edicioni i ri i Kupës së FVK-së,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img