26,06,2025

Dëmtohet rëndë busti i Adem Jasharit në Prekaz / FOTO

Must Read

Busti i heroit legjendar, Adem Jashari është dëmtuar rëndë në kompleksin në Prekaz.

Pavarësisht se politikanët gjatë fushatës zgjedhore e vizituan, busti i Adem Jasharit në kompleksin që mban emrin e tij në Prekaz është dëmtuar rëndë.

Në fotografitë që kanë ardhur në adresë të redaksisë, shihet busti i heroit legjendar Adem Jashari është dëmtuar tej mase.

Madje përveç dëmtimit në pllaka, nga mbrapa shihet se ky bust mund edhe të shkatërrohet i tëri për shkak të mosmirëmbajtjes së tij.

Në gjendje të rëndë është edhe kompleksi “Adem Jashari”, shtëpia e cila është kthyer në muze që nga paslufta për të treguar historinë e familjes së heroit legjendar.

Më poshtë ju sjellim fotografitë.


- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj vazhdon mbështetjen për bujqit: 29 fermerë përfitojnë sisteme moderne të ujitjes

Ferizaj, 26 Qershor 2025 – Komuna e Ferizajt, përmes Drejtorisë së Bujqësisë dhe Pylltarisë, ka realizuar edhe një projekt...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img