15,09,2025

Një i vrarë e tre të plagosur rëndë në Lagjen e Spitalit në Prishtinë

Must Read

Policia e Kosovës ka njoftuar se nga të shtënat me armë në pasditen e së enjtes në Lagjen e Spitalit në Prishtinë, katër persona janë plagosur.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka thënë se të plagosurit janë dërguar për tretman mjekësor.

“Sot rreth orës 16:00, kemi pranuar informatën për të shtëna me armë në rrugën Muharrem Fejza në Prishtinë. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore të cilat kanë hasë në katër persona të plagosur, te njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor. Për çdo detaj rreth rastit do te njoftoheni me kohe”, ka thënë ajo

Njëri nga katër personat e dërguar në QKUK ka vdekur.

Një gjë të tillë për ‘Kohën Ditore’ e ka konfirmuar Basri Sejdiu drejtor i ShSKUK.

Sipas tij, gjendja e tre të plagosurve të tjerë është e rëndë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Qytetarët e Ferizajt në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së – Pjesëmarrje e madhe në protestën në Hagë

14 shtator 2025 – Pasditen e sotme, mijëra qytetarë nga mbarë bota janë mbledhur në Hagë të Holandës për...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img