22,04,2025

Nisma i hakmerret Shyqiri Bytyqit, pas aderimit tek PSD-ja

Must Read

Nisma Socialdemokrate i ka drejtuar kërkesë kryeministrit Ramush Haradinaj që ta liroi nga detyra, ministrin e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT), Shyqiri Bytyqi.

Këtë e kanë konfirmuar për “Kohën Ditore”, burime brenda kësaj partie. Gazeta ka provuar të marrë një qëndrim nga Qeveria e Kosovës nëse kanë pranuar një kërkesë të tillë, por nuk ka marrë përgjigje.

Rreth kësaj çështje, nuk ka pranuar të flasë as ministri në largim, Shyqiri Bytyqi.

Bytyqi më 26 gusht u largua nga partia Nisma Socialdemokrate duke e akuzuar këtë parti për përzierje në arsim. Një ditë më parë, bashkë me shefin e kabinetit të tij, Baton Dushi i janë bashkuar Partisë Socialdemokrate të Kosovës (PSD).

- Advertisement -spot_img
Të fundit

1 muaj paraburgim ndaj të miturit i dyshuar për veprën penale vrasja e rëndë

Ferizaj, 21 prill 2025 – Gjykata Themelore në Ferizaj – Departamenti për të Mitur, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img