08,11,2025

Isa Mustafa e konfirmon: Vjosa Osmani është kandidate e LDK’së për Kryeministër

Must Read

Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës ka vendosur ta nominojë Vjosa Osmanin për kryeministre.

LDK’ja pas mbledhjes së dytë të kryesisë, tashmë e ka kandidaten për kryeministre. Është Vjosa Osmani që u zgjodh pas një debati brenda partisë.

Kreu i LDK’së, Isa Mustafa, në konferencën për media, pas mbledhjes, tha se  mes Lutfi Hazirit dhe Vjosa Osmanit, është vendosur për këtë të fundit.

“Ne biseduam sot për kandidatin tonë për kryeministër dhe arritëm marrëveshje me pajtim të plotë. Për kandidat kemi pasur z. Lutfi Hazirin, i cili aktualisht është kryetar i Gjilanit. Është një personalitet që ka merita të mëdha në LDK. Dhe po ashtu, zonja Vjosa Osmani, e cila deri para tre-katër dite ka qenë deputetet e Kuvendit të Kosovës.. me të cilën kemi vazhduar mjaft gjatë.

“Nuk kemi parë asnjë dallim se kush ka merita më shumë, por me propozimin e z, Haziri, kandidate për kryeministre të jektë Vjosa Osmani”, ka thënë Mustafa.

Z. Haziri do të ketë rol kyç në politikat e LDK’së dhe në fushatën zgjedhore”, ka shtuar kreu i LDK’së, i cili thotë se i ka kërkuar Hazirit ta ndihmojë Vjosa Osmanin.

Vjosa Osmani është e nominuara e parë grua për postin e kryeministres së Kosovës

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Leard Sadriu në listën e Kosovës për ndeshjet kundër Sllovenisë dhe Zvicrës

Mbrojtësi ferizajas Leardi Sadriu do të jetë pjesë e përfaqësueses së Kosovës për dy ndeshjet më të rëndësishme të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img