28,11,2024

AKU-ja bllokon 387.1 tonë mish,vinte nga Brazili dhe Kanadaja

Must Read

387.1 tonë mish janë ndaluar nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit për shkak se nuk kishin dokumentacionin e nevojshëm ose ka rezultuar me salmonelë. 234.5 tonë mish janë kthyer në vendin e origjinës dhe 152.6 tonë të tjera janë në proces për kthim.

Si rezultat i kontrolleve janë kthyer:

Tre ngarkesa me sasi totale 74.946 tonë mish derri me origjinë nga Kanadaja rezultuan se nuk përmbushin kërkesat ligjore të sigurisë ushqimore dhe kishin mangësi në besueshmërinë e dokumentacionit shoqërues (kryesisht të certifikatës veterinare si dokumenti kryesor i sigurisë së produktit si dhe certifikatat e analizave raportonin prezencë Ractopaminë, një produkt mjekësor veterinar i paregjistruar dhe i ndaluar për përdorim në Shqipëri dhe në BE)

Dy ngarkesa me sasi totale 52.257 tonë mish viçi me origjinë nga Brazili në regjim tranzit në territorin e Shqipërisë me destinacion final Kosovën, rezultuan me mangësi dhe mospërputhje thelbësore në dokumentacionin shoqërues të mallit (certifikata e origjinës dhe ajo veterinare mbanin të dhëna të ndryshme nga dokumenti i transportit dhe fatura komerciale) çka e bën mallin ushqimor të importuar pa identitet të konfirmuar dhe të pasigurt për konsum.

Më herët, analizat e kryera për disa nga ngarkesat me produkte ushqimore mish të importuar rezultuan me ngarkesë mikrobiologjike (analizat laboratorike raportuan prezencën e Salmonella spp) dhe si rrjedhojë, produkti ushqimor i importuar me këto ngarkesa është i pasigurt dhe i papërshtatshëm për konsum njerëzor. Për ketë arsye AKU-ja vendosi kthimin e këtyre ngarkesave në vendin e origjinës, më konkretisht:

Katër ngarkesa me sasi totale 107.240 tonë mish derri me origjinë nga Brazili është finalizuar praktika dhe ngarkesat janë kthyer në vendin e origjinës.

Gjashtë ngarkesa (152.631 tonë në total) janë në proces përmbyllje praktike për kthimin ne vendin e origjinës ose asgjësim, më konkretisht:

51.984 tonë mish derri” me origjinë nga Brazili,

27 tonë fileto pule nga Brazili,

25.999 tonë mish derri” nga Brazili,

22.648 tonë mish viçi” nga Brazili,

25 tonë mish derri” me origjinë nga Qiproja,

dhe me finalizimin e praktikës për kthimin në vendin e origjinës ose asgjësim, rezultati do të njoftohet në rrjetin evropian të shkëmbimit të informacionit mbi rreziqet që lidhen me ushqimin (RASFF).

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Në fundjavë, “KUPA E FEDERATËS 2024”

Spektakli i volejbollit në Kupën e Federatës, fillon këtë fundjavë! Këtë fundjavë nis edicioni i ri i Kupës së FVK-së,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img