28,11,2024

Zgjedhjet e Jashtëzakonshme në Kosovë

Must Read

Salihe Salihu – PhD kandidat

Në Kosovë ka filluar tani qe zgjedhjet e jashtëzakonshme të shndërrohen në modus vivendi. Në vend që një mandat i legjislativit dhe i qeverisë të jetë stabil dhe të jep llogari si për arritje ashtu edhe për dështime fatkeqësisht po ndodh e kundërta. 

Çfarë po ndodh në realitet?

Problemin duhet ta kërkojmë, po çfarë pikënisje të zgjedhim për të mësuar se pse po na ripërsëriten zgjedhjet e jashtëzakonshme.

Për këtë preokupim mendoj qe fillimisht duhet të shikohen konstelacionet partiake. Pastaj nëse partitë po nominojnë kandidatet e dëshmuar për përkushtim e tyre në radhë të parë brenda partisë së tyre e jo kandidatë parashutistë apo ata të cilët thirren në vlera të familjareve e klaneve të ndryshme. 

Gjithashtu konsiderojë se duhet distancuar nga individ që sillen e pështillen herë në një parti e herë në tjetrën. Këta individ nuk janë kredibil për faktin se kanë dështuar dhe nuk kanë pasur aftësi të ndikojnë në partinë ku janë brumosur. Në politikën kosovare na nevojiten individ me kredibilitet individual.

Se si do të veprohet është në kompetencë të liderëve partiak.

Nga nominimi i kandidatëve dhe votat e tyre varet rezultati i partisë.

Sipas të gjitha gjasave disa parti nuk do kalojnë pragun dhe po tentojnë paraprakisht të bëjnë koalicione me parti tjera pavarësisht programeve kundërthënëse. Kjo flet më shumë për interes partie se sa interes të përgjithshëm.

Mirëpo ndoshta është koha që duhet të ndryshohet edhe një aspekt në lidhje me zgjedhjet e jashtëzakonshme nacionale, që edhe fushata të jetë e jashtëzakonshme. Me fushatë të jashtëzakonshme po mendoj që të jetë një fushatë më e shkurtë kohore duke pasur parasysh që Kosova është e vogël dhe mund të realizohet fushata duke mbuluar anekënd vendin për disa ditë. Fushata me kohë të shkurtë është profitabile meqë shpenzimet reduktohen si për shtetin e për partitë por edhe për të nominuarit për deputet.

Koha për politik stabile është e nevojshme në Kosovë dhe urojë që kësaj radhe të vendoset një standard i ekuilibruar.

Në fund urojë që çdo sovran me ndërgjegje të lartë të zgjedhë më të mirën/mirin përfaqësues për fatin e tij dhe të vendit!

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Në fundjavë, “KUPA E FEDERATËS 2024”

Spektakli i volejbollit në Kupën e Federatës, fillon këtë fundjavë! Këtë fundjavë nis edicioni i ri i Kupës së FVK-së,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img