27,11,2024

Haradinaj u shkruan letra Thaçit, Veselit, Kurtit, Mustafës, Limajt, Pacollit e Ahmetit

Must Read

Kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj i ka dërguar letrën e dorëheqjes së parevokushme presidentit Hashim Thaçit, kryetarit të Kuvendit, Kadri Veselit, partnerëve të koalicionit, Fatmir Limajt dhe Behgjet Pacollit, si dhe kryetarëve të subjekteve politike opozitare të përfaqësuara në Kuvend.

Haradinaj ka shkruar në Facebook se në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe ligjet e aplikueshme, ka ftuar që të ndërmerren hapat e nevojshëm për shpalljen e zgjedhjeve të përgjithshme nacionale, në mënyrë që e drejta për të zgjedhur t’i kthehet sovranit.

“Sot përmes një letre, i kam njoftuar krerët e institucioneve dhe liderët e partive politike të përfaqësuara në Kuvend, për vendimin e dorëheqjes sime të parevokueshme nga funksioni i Kryeministrit të Republikës së Kosovës. Në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe ligjet e aplikueshme, kam ftuar që të ndërmerren hapat e nevojshëm për shpalljen e zgjedhjeve të përgjithshme nacionale, në mënyrë që e drejta për të zgjedhur t’i kthehet sovranit. Deri në zgjedhjen e Qeverisë së re, do të vazhdoj kryerjen e detyrave kushtetuese si kryeministër dhe Qeveri në dorëheqje”, ka shkruar ai në Facebook.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Për tre vjet KRM “Pastërtia” në Ferizaj kursen mbi 600 mijë euro nga rritja e të hyrave

Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastërtia” në Ferizaj gjatë viteve të fundit ka përmirësuar gjendjen financiare derisa ka kursyer nga...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img