24,11,2024

Reagim i Selami Nezirit (Komandant Agroni) ndaj deklaratave të Shemsi Syles

Must Read

Reagim ndaj të pa vërtetave të thëna nga Shemsi Syla në TV-Dielli më 25 qershor 2019 lidhur me organizimin e UÇK-së në Nën zonën Operative të Karadakut

U bënë njëzet vite që kur Shemsi Syla (ish zv.Kom. i ZOK-ut) rrëfen të pavërteta lidhur me organizimin e UÇK-së në Nën-Zonën Operative të Karadakut dhe betejat që u zhvilluan në këtë zonë.

Përpiqet të mashtron opinionin publik (por nuk do ta lëmë të mashtroi edhe historinë) duke u sjellur rreth 4-5 emrash të përveqëm si organizator të NZOK-ut, madje, disa emra që luftën e kanë parë veçse në televizion.

Nuk përmend emërat e pjesëmarrësve konkret në takimin themelues të Shtabit të NZOK-ut ku punonim e diskutonim “nxeht” duke mbajtur procesverbal, ndërkohë që përmendë emrat që fare nuk ishin aty?!

Po ndaloj tek biseda e tij e fundit në TV-Dielli. I gjithë rrëfimi i tij për UÇK-në ishte konfuz dhe i pa vërtetë. Ngjarjet nuk i saktëson me data dhe vende. Ngjarjet i lidhë (njëren me tjetren) me shprehjen “pas andej” edhe atëherë kur ngjarjet kanë diferencë(plus apo minus) katër mujore.

Nga minuta e 12:25 fillon rrëfimi i tije për kontaktet e para me UÇK-në.

1. Minuta 12:25, Shemsi Syla thot: …. ajo periudhë kaloi deri sa erdh koha e vitit 1996. 96ta, 97ta kur ne ramë në kontakt me ushtrinë çlirimtare të Kosovës, dhe nga 97ta e këndej ma jemi drejtuar drejt luftës dhe 98ta është kulmi asaj …

Përgjigjja ime: Përpjekjet e Shemsi Sylës &Co në vitet 1996-97 e deri në pranverën e vitit 1998 kanë qenë pushtimi i kalasë nga brenda të LDK-së. Kulmi i kësaj përpjekje ishte në pranverën e vitit 1998 kur themeluan LBD-në në Gjilan.

Gjithashtu, një shembull tjetër që tregon se Shemsi Syla &Co as idenë më të vogël për luftë të armatosur nuk e kanë pasur tregon mbajtja e “Kuvendit të bashkimin të subjekteve politike gjilanase” me 17 qershor 1998.

Pikërisht në këtë ditë kur Abdullah Tahiri (tani dëshmor) kishte provuar të ju kthjellte mendjen dhe t’i largonte nga politika pacifiste për t’i drejtuar në rrugën e vërtetë që sjell lirinë (ekziston dokumentari). Ndërsa, një muaj më vonë Shemsi Syla vendos të dal në malësinë e Gollakut për të kërkuar lidhjet me UÇK-në.

Kam fakte dhe dëshmitarë (për kohën dhe vendin) që saktësojnë lidhjet e Shemsi Sylës me UÇK-në.

2. Minuta 13:12, Shemsi Syla thot: …. po, vërtet, vërtet shumë kush e shtron këtë pyetje; si është e mundshme zona jonë të jetë më e vonshme në, në aspektin e daljes edhe publike …

Përgjigjja ime: fakti që ishim zonë e vonshme është e saktë por, pikërisht ky fakt është thelbësor që demanton lidhjet e hershme të Shemsi Sylës & Co me UÇK-në.

Zona jonë ishte e vonshme në organizim të UÇK-së, sepse klasa politike në Anamoravë asaj kohe ka qenë e drejtuar fatkeqësisht nga njerëz me autoritet pacifist në masë. Pra, pikërisht këta “burrat e mëdhenj të kombit” e kanë penguar një organizim të tillë si UÇK-ja.
Masa e gjorë duke besuar verbërisht në këta “burra” hezitonin deri vonë (kur Abdullah Tahiri, tani hero i lirisë) kërkoi publikisht që tu bashkoheshin radhëve të UÇK-së. Prandaj, shumë vonë dhe me shumë peripeci u organizua UÇK-ja në Anamoravë.

Pikërisht këta “burra të mëdhenj” që e penguan bërjen e UÇK-së me kohë në zonën tonë, pas lufte bënë përpjekje të falsifikonin dokumente të luftës dhe pa fije turpi thoshin “pa ne nuk mund të shkruhet historia, se neve na njeh e gjithë Kosova”. pajtohem se i njeh e gjithë Kosova por, jo si organizator të UÇK-së në anamoravë, i njeh si ish të burgosur politik në shërbim ekstrem të politikës pacifiste deri në vitin 1998 kur pa vullnetin e tyre i përzuri nga LDK-ja sekretarja organizative e LDK-së tanimë e ndjera Nekibe Kelmendi.

3. Minuta 17:35, Shemsi Syla thot: …. po i kthehem pyetjes tuaj: Cilët ishin njerëzit të cilët filluan?… Me thanë të drejtën, shumë veprimtar në grupe dhe në rrethe të ndryshme kishin idetë qyshë dhe kishin kontakte të shumta në zonat e luftës…

Përgjigjeja ime: Shemsi Syla & Co nuk e kishin as një lidhje me as një zonë lufte deri në mesin e korrikut të vitit 1998, kur në derën e shtëpisë të Ahmet Isufit trokasin dy të dërguarit e Fatmir Humollit dhe Sali Mustafës nga NZOLL-i; Lulzim Leci-Enveri dhe Milaim Limoni-Xhaxhi nga komuna e Kamenicës, (të cilët i njeh shumë mirë ish zv.Komandanti)! Pastaj, pak ditë më vonë, Shemsi Syla, merr dajën e tij Sadik Makollin dhe ja mësynë shtëpisë së Fatmir Sopit në Zllashë për të kërkuar lidhjen me UÇK-në.

Në rast se Shemsi Syla & Co kishin kontaktet me UÇK-në që nga 96ta, pse ju dashtë të shkonte tek Fatmir Sopi në fund të korrikut të 98tës të kërkonte lidhjet me UÇK-në?

4. Minuta 17:35, Shemsi Syla thot: ….po, do ta përmendja Abdulla Tahirin njërin prej djemve të guximshëm, i cili në vitin 81 ishte zemra shpirti i demonstrimit. Ai sikur sikur ka qenë i lindur për sakrificë dhe i takojnë meritat e para të përpjekjeve dhe të afrimit të njerëzve për ta konsoliduar dhe për ta bërë shtabin.

Përgjigjja ime: gjithsesi që Abdullah Tahirit i takojnë meritat për përpjekjet e tij për të ja kthjellur mendjen e klasës politike pacifiste gjilanase. Ndërsa në atë kohë Vitia dhe Kamenica veç kishin të krijuar bërthamën e UÇK-së në bashkëpunim me Nën zonën operative të Llapit. Saktësisht, me direktiva të Fatmir Humollit dhe Sali Mustafës-Komandantit të Gueriles së Kryeqytetit.

5. Minuta 18:20, Shemsi Syla thot: …. fatkeqësisht ai(Abdulla Tahiri) u arrestua …. ne mbetëm dhe vijat ku ai i ka lënë, kontaktet që ai i ka pasur me Shtabin e Përgjithshëm. Ne veq vazhduam por na mungonte shumë…

Përgjigjja ime: po të kishin pasur vijat dhe kontaktet me Shtabin e Përgjithshëm të UÇK-së që “ua ka lënë” Abdullah Tahiri, nuk do të shkonin në Zllashë tek Fatmir Sopi dhe në asnjë mënyrë nuk do të uleshin në të njëjtën dhomë me Lulzim Lecin, Milaim Limonin, Abdyl Bajramin dhe me mua-Selami Nezirin, që më 7 nëntor 1998 të themelonim Shtabin e Nënzonës Operative të Karadakut dhe të ndanim përgjegjësitë.

6. Minuta 18:17, Shemsi Syla thot: ….ranë(në burg) shumë shokë të tjerë por ne vazhduam, ishte Ahmet Isufi, ishte Ilmi Ramadani, ishte Basri Musmurati, mandej ka qenë Abdyli prej Vitijës, dhe disa djem të rinj në pjesën e Kamenicës, Novobërdës…

Përgjigjja ime: Nëse Basriu dhe Ilmiu na qenkan të parët në organizimin e UÇK-së në zonën tonë, pse atëherë në takimet tona të pasluftës kërkohej të falsifikohej procesverbali i themelimit të Shtabit të ZOK-ut, ku bëhej presion të futej emri i Basriut si shef i Sektorit të Logjistikës dhe Ilmiu si koordinator në mes zonës tonë dhe Shtabit të Përgjithshëm?! Sigurisht se i kujtohet Shemsiut takimi në banesën e Abdyl Bajramit (mbiemrin e të cilit e paska harruar), kur kërkonte Ilmi Ramadani të fshijë emrin e Fatmir Humollit nga shënimet e mija dhe të shkruaj emrin e tij kinse ai paska ardhur në Sllatinë në shtëpinë time dhe më paska autorizuar mua të organizoj UÇK-në në komunën e Vitisë. Çfarë i thonë kësaj, Shemsi Syla?

Sa i pa moralshëm tregohet në mos përmendjen e emrave të bashkëluftëtarëve të tij, të përditëshëm, kur thot; Abdyli i Vitisë dhe disa djem të rinjë të Kamenicës!!! Lenë përshtypjen se vetëm njëherë në jetën e tij i ka parë dhe kurrë më?!

7. Minuta 20:17, Shemsi Syla thot: … më kujtohet edhe një tërheqje e vërejtjes së Jakup Krasniqit kur kishim një takim në Shtabin e Përgjithshëm, tha “ju duhet të keni kujdes, se veprimet që do ti keni të gabueshme nuk do t’ia falim, ju duhet merrni mësim nga ne, ku kemi psu ne. Jeni zonë e vonshme..”

Përgjigjja ime: me çfarë fytyre na rrëfen Shemsi Syla për lidhjet e tij & Co me UÇK-në në vitet 1996-1997 dhe 1998, kur po në të njëjtën bisedë tregon për vërejtjet që ua bënë Jakup Krasniqi “ju jeni zonë e vonshme”?! Pikërisht kështu, të vonshëm jeni ju o Shemsi Syla, edhe pse po mundoheni të sajoni histori!

8. Minuta 21:10, Shemsi Syla thot: … kur kemi fillua betejën e Zhegocit, falë këtyre djemve të cilët kanë qenë me shkathtësi dhe përvojë lufte nëpër vija fronti ne kemi dalur fitues, dhe kemi shpëtuar si forcë që kemi qenë të rrethuar…

Pyetjet e mija për Shemsi Sylën: çka quan fitore ore i uruar Shemsi Syla?

-Sa orë zgjati kjo betejë?

-Si u bë tërheqja nga Zhegoci?

-Ç ‘ndodhi me të vrarët?

-Ç’ ndodhi me të plagosurit?

-Ç ‘ndodhi me dokumentacionin e shtabit?

-Ç ‘ndodhi me radiolidhjet?

-Cila ishte konsekuenca që u vendos nga Shtabi për ty pikërisht për betejën e Zhegocit?

9. Minuta 22:05, Shemsi Syla thot: … arrestimi i Abdullah Tahirit na la tanë jetën me një brengë dhe një kujdes të shtuar se çfarë na ndodhi. Dhe pas andej ne kemi marr një mësim të madh dhe kemi bërë më së pari një njësi e cila ka qenë siguruese ….. të jetojnë në Gjilan prej fillimi të luftës e deri në përfundim ….. edhe sot me i pyet nuk tregojnë që kanë qenë…

Përgjigjja ime: pse ore i uruar Shemsi Syla ua kursen emrat këtyre djemve të shkretë të njësitit sigurues?! Kemi plot raste njerëzish të pandërgjegjshëm kur, hiq pa qenë pjesë e luftës po thonë që kemi ba diçka, e pse të mos të flasim me emra për ata që ishin vërtet pjesë e luftës.

Ky njësit së paku nuk ka ekzistuar deri më 8 nëntor 1998. Shemsi Syla ka ecur i vetëm rrugicave të malësisë së Gallapit. I vetmi njeri që ka ardhur për të takuar Ahmet Isufin dhe Shemsi Sylën në Zllashë ishte Vali-Veli Murati. Më 8 nëntor 1998, në shtëpinë e Fatmir Sopit, në prani të Fatmir Humollit, Sabit Gashit, Sali Mustafës, Abdyl Bajramit dhe shumë të tjerëve, Shemsi Syla dhe Ahmet Isufi u deklaruan se nuk kishin organizim por, do ta bënin pasi të themelohet Shtabi dhe të merrnin përgjegjësi.

10. Minuta 25:56, Shemsi Syla thot: … Takimet e para dhe vendimet e para, para se me dal në publik kanë qenë; kur e kemi kërkua terrenin. Domethënë, ka qenë pranvera, marsi i cili ishte tragjik për ne, kur kuptuam se çfarë ndodhi me familjen Jashari ma ne nuk kemi pritur e kemi pasur të qartë se qysh atëherë i kemi lanë vendet e caktuara në aspektin strategjik …. dalja e parë e jonë ka qenë në Zllashë. Jemi takuar me shokët e Zonës së Llapit, me Fatmir Sopin, Rrahman Dinin, … i kemi ba dy takime në Bresalc në shtëpinë time dhe kemi vendos të bashkëpunojmë bashkërisht që të dalim. Edhe më së pari kemi dalë në zonën e Llapit, jemi vendos te Skifterat… pas andej e kemi ba bazën në Marec…

Përgjigjja ime: deri më tani flet fantazira për lidhjet e tij & Co me UÇK-në. Tani përmend emra konkret Fatmir Sopin dhe Rrahman Dinin.

– Paturpësisht nuk tregon se lidhjet e tij me UÇK-në, të parat dhe të fundit, ishin nëpërmjet LKÇK-së.

– Nuk tregon se këto takime janë bërë në fund të korrikut dhe fillim të gusht të vitit 1998.
– Nuk tregon se në Zllashë kanë dalur në shtator të vitit 1998.

– Nuk tregon ku i mbetën vijat dhe kontaktet me Shtabin e Përgjithshëm që ua kishte lënë Abdullah Tahiri dhe ky “i kishte” vazhduar?

11. Minuta 27:50, Shemsi Syla thot: … si zonë kemi vepruar bashkërisht në një teren bashkë me zonën e Llapit. Një bashkëpunim shumë i thellë …

Përgjigjja ime: jo që kemi bashkëvepruar me zonën e Llapit, por, pikërisht Zona e Llapit ka merita për themelimin e Shtabit të NZOK-ut. Konkretisht; Fatmir Humolli, Fatmir Sopi, Rrahman Dini dhe Salih Mustafa. Që të gjithë këta ishin epror të lartë të UÇK-së në Zonën Operative të Llapit të cilët kontribuan në themelimin e Shtabit të NZOK-ut.

Takimi në shtëpinë e Fatmir Sopit më 7 nëntor 1998, saktësisht fjala e Fatmir Humollit ka qenë vendimtare për themelimin e Shtabit të NZOK-ut.

12. Minuta 28:50, Shemsi Syla thot: … pas andej ne gradualisht kemi krijuar mekanizmin e tërë. E kemi themeluar Shtabin me të gjithë sektorët. Komandant nga Shtabi i Përgjithshëm është dërguar në fillim si koordinator Ahmet Isufi që ta merr zonën dhe të veproj. Pas andej është emëruar edhe Komandant ku në mbledhjen e parë të shtabit kemi caktua edhe sektorët tjerë. …

Përgjigjja ime: Nuk është e vërtetë se Shtabi i Përgjithshëm e kishte emëruar Ahmet Isufin koordinator e as komandant të Shtabit të NZOK-ut.

Ahmet Isufin komandant të Shtabit të ZOK-ut e kanë bërë mbështetja e pa rezervë e Fatmir Humollit dhe tërheqja e Abdyl Bajramit nga kandidatura për Komandant!
Në mbledhjen për themelimin e Shtabit të Nën zonës operative të Karadakut kishte dy propozime për komandant: Ahmet Isufi dhe Abdyl Bajrami nga Vërbani i Vitisë. Prandaj, Ahmeti nuk është i emëruar por, është i zgjedhur! E them me përgjegjësi, sepse, ekziston procesverbali i themelimit të shtabit të NZOK-ut, të cilin e kam në arkivin tim personal-dokumentar të ZOK-ut.

13. Minuta 29:20, Shemsi Syla thot: … më pastaj edhe unë e kam marrë postin e zëvendës Komandantit. Në fillim e kam lujt rolin e pasur edhe operativën edhe logjistikën, më pastaj kur kanë ardhur shokët tjerë në pozicionin e logjistikës.

Përgjigjja ime: Postin e zëvendës komandantit nuk e ka marrë më pastaj por, e ka marrë pas katër muajve. Tek atëherë kur, përfundimisht u shuan shpresat se Basri Musmurati do të dal në mal , të cilit, në takimin e themelimit të Shtabit ia patëm rezervuar këtë pozitë.
Pra, Shemsi Syla, nga 7 nëntor 1998 deri fund të shkurtit të vitit 1999 ishte Shef për furnizim. Që nënkuptohet se; nga fund shkurti 1999 deri 24 prill 1999 ishte zv.Komandant.
Gjithashtu duhet të theksohet se nuk ka pasur përgjegjës të sektorit të logjistikës!

Për fund

Kërkoj debat publik me Shemsi Sylën lidhur me këtë temë.

Selami Neziri

Njëri nga themeluesit e Shtabit të Nënzonës Operative të Karadakut

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohen tre persona në Ferizaj, njëri për vjedhje dhe dy për pengim në detyrë të zyrtarëve policor

Më datën 21.11.2024 rrth orës 19:00 kemi pranuar informatën se në rrugën ‘’Dëshmorët e Kombit’’ në Ferizaj, në dy...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img