Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) ka vendosur të hënën në favor të ekspertëve ndërkombëtarë, të cilët kanë rekomanduar për heqjen e akreditimit institucional për vitin akademik 2019/2020 edhe për katër kolegje private.
Kolegji Fama, Iliria, Tempulli dhe Kosova Art Academy nuk kanë të drejtë këtë vit që të pranojnë studentë të rinj.
“KShC-ja po ashtu sot nuk u ka dhënë akreditim disa institucioneve private si FAMA, Iliria, Tempulli dhe Kosova Art Academy, ndërsa Kolegji Biznesi dhe Juridica nuk kanë aplikuar fare çka me automatizëm nënkupton mosakreditim”, është thënë në njoftimin e ORCA-së, organizatë monitoruese e KShC-së.
Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) ka vendosur që të ua heq akreditimin institucional për vitin akademik 2019/2020 edhe tri universiteteve publike: Universitetit të Prizrenit “Ukshin Hoti”, atij të Pejës “Haxhi Zeka” dhe Universite