Provimet pranuese në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina” për studentët e rinj, për vitin akademik 2019/2020, kanë nisur sot, me ç‘rast mijëra maturantë nga Kosova dhe rajoni u janë nënshtruar këtyre testimeve.
Për të parë nga afër se si ka shkuar procesi i provimeve pranuese, menaxhmenti i UP-së vizitoi të gjitha njësitë akademike brenda universitetit, ku po mbahen provimet.
Procesi i mbajtjes së provimeve pranuese ka vijuar sipas planifikimeve. Interesimi më i madh i maturantëve është shfaqur për programet: Mjekësi e Përgjithshme, Programi Fillor në Fakultetin e Edukimit, Gjuhë dhe Letërsi Angleze në Filologji, Psikologji në Fakultetin Filozofik dhe Inxhinieri Kompjuterike në Fakultetin e Inixhinierisë Elektrike dhe Kompujterike.
Në këtë afat të konkusit, gjithsej 7136 studentë do të kenë fatin të bëhen pjesë e UP-së për këtë vit akademik, të cilët do të bëhen pjesë e dhjetëra programeve studimore në 13 njësi akademike.