18,11,2024

Serbia vazhdon lobimin – siguron edhe një votë kundër Kosovës në Interpol

Must Read

Serbia po vazhdon me avazin e njëjtë fushatën e saj kundër Kosovës.

Ata kanë siguruar edhe një votë tjetër kundër Kosovës në INTERPOL, shkruan lajmi.net.

Ambasadori i Meksikës në Serbi, Marko Antonio Garcia Blanco ka thënë sot se Meksika nuk e ka njohur Kosovën dhe se vendi i tij përsëri do të votojë kundër pranimit të Kosovës në Interpol.

Ai këtë e ka thënë në një takim të tijin me sekretaren shtetërore të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, Biljana Popoviq – Ivkoviq duke shtuar se ligji ndërkombëtar duhet të respektohet dhe theksoi se qëndrimi i Meksikës për Kosovën do të mbetet i pandryshuar.

Gjatë takimit, Ivkoviq ka falënderuar Meksikën për mbështetjen ndaj Serbisë, dhe siç ka thënë ajo, respektimin e së drejtës ndërkombëtare gjatë votimit të vitit të kaluar mbi kërkesën e Kosovës për INTERPOL.

Më 26 qershor të këtij viti Komiteti Ekzekutiv i Interpolit me seli në Lion të Francës ka vendosur në favor të dërgimit të dosjes së Policisë së Kosovës për votim në Asamblenë e Përgjithshme të Interpolit e cila sivjet mbahet në Kili. /Lajmi.net/


- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident në Ferizaj, përfshihen tri vetura – lëndohen 5 persona

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj. Aksidenti ndodhi në rrugën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img