05,08,2025

Nesër mbyllet rruga që lidh Doganajn e Kaçanikut me Tetovën

Must Read

Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se të enjten do të mbyllur për qarkullim të automjeteve rruga nga fshati Doganaj i Kaçanikut deri tek udhëkryqi për Tetovë nga ora 8 e mëngjesit deri në orën 4 pasdite, si pasojë e disa punimeve që do të bëhen aty.

Në njoftimin e lëshuar nga kjo ministri thonë se do të vendosin sinjalizimin horizontal në këtë aks rrugor.

“Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton qytetarët e Republikës së Kosovës se nesër, më 4 korrik 2019, me qëllim të vendosjes së sinjalizimit horizontal në segmentin e rrugës R115- nga fshati Doganaj i komunës së Kaçanikut,  deri në pjesën tek udhëkryqi për Tetovë-rruga lidhëse për Ferizaj, do të jetë rruga e mbyllur për qarkullim të automjeteve, nga ora 8:00 deri në orën 16:00”, thuhet në njoftim, raporton Express.

Ministria u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos e frekuentojnë nesër këtë destinacion.

“Lusim qytetarët që t’i shmangen këtij destinacioni gjatë ditës së ne​sërme”, përfundon njoftimi.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Pas reshjeve të breshërit në rajonin e Ferizajt, Drejtorët komunal vizitojnë bizneset e dëmtuara

Ferizaj, 5 gusht 2025 – Pas reshjeve të fuqishme të breshërit që goditën rajonin e Ferizajt një ditë më...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img