Partia Demokratike e Kosovës (PDK) është duke mbajtur Konventën e 9-të zgjedhore.
Kryetari aktual, njëherësh edhe kandidati i vetëm për kryetar të PDK-së, në fjalimin e tij lavdëroi punën e bërë gjatë zgjedhjeve të brendshme, duke thënë se është treguar se sa me vlerë është kjo parti.
Veseli tha se këto zgjedhje janë leksion për të gjithë spektrin politik.
“ Zgjedhjet e brendshme në Partinë Demokratike të Kosovës kanë qenë një proces shembullor i transparencës, mirëkuptimit, garës fer dhe gjithëpërfshirjes së gjeneratave dhe profesionistëve nga të gjitha fushat e jetës. Këto zgjedhje me plot meritë janë leksion demokratik për të gjithë spektrin politik në Kosovë”.
“Ju treguat se sa e madhe është Partia Demokratike e Kosovës. Ju treguat se ka një parti të parë në Kosovës, e ajo është Partia Demokratike e Kosovës. Ju treguat se qytetarët e Kosovës besojnë në Partinë Demokratike të Kosovës, besojnë në vizionin dhe forcën e saj për ta quar përpara Kosovën, institucionet demokratike dhe zhvillimin ekonomik të vendit. Ju treguat se ne jemi parti e vlerave, parti e shtetndërtimit, parti e transformimit të Kosovës. Ne hymë në këto zgjedhje për ta fuqizu Partinë Demokratike të Kosovës dhe sot vijmë në këtë konventë krenarë se ia dolëm këtij misioni”, tha Veseli.
Ai në fund falënderoi të gjithë për siç tha “shpresën e madhe që i jepni vendit”.
“Kur është në pyetje Kosova, kur është Partia e Demokratike e Kosovës, ne kurrë nuk gabojmë. Faleminderit që më keni bërë krenar, faleminderit për shpresën e madhe që i jepni vendit tonë të dashur, Kosovës”, përfundoi Veseli. /Indeksonline/