22,04,2025

Kontrabantuesi tenton t’i shtyp me veturë, policët kosovarë e gjuajnë me armë

Must Read

Policia Kufitare e Kosovës është sulmuar të martën mbrëma në Leposaviç nga persona të dyshuar, që besohet të jenë kontrabandues.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë së Kosovës, Daut Hoxha

“Mund të konfirmojmë se rreth orës 19:40 ka ndodh një rast ‘sulm ndaj zyrtarëve policorë dhe përdorim i armës zyrtare. Rasti ka ndodh përderisa njësia patrolluese kufitare në fshatin Jashanicë, komuna e Leposaviqit, ka tentuar ta ndaloj një automjet të dyshuar për kontrabandë, mirëpo i njëjti nuk është ndaluar dhe gjatë ikjes ka rrezikuar jetën e zyrtarëve policor, duke tentuar që t’i godasë me automjet zyrtarët policorë të cilët ishin në detyrë. Duke e parë rrezikun e drejtpërdrejtë për jetë, zyrtaret policorë janë detyruar të përdorin armën zyrtare”, thotë Hoxha

Ai thotë se në këtë rast nuk është lënduar asnjë person.

“Nuk raportohet për persona të lënduar, përderisa veprimet policore dhe hetimet lidhur me këtë rast janë duke vazhduar, në bashkëpunim edhe me prokurorinë kompetente”, thotë Hoxha. /gazetametro.net

- Advertisement -spot_img
Të fundit

1 muaj paraburgim ndaj të miturit i dyshuar për veprën penale vrasja e rëndë

Ferizaj, 21 prill 2025 – Gjykata Themelore në Ferizaj – Departamenti për të Mitur, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img