Në vazhdën e publikimeve të rezultateve për garën e Kreativitetit Kulturor dhe Mendimit Kritik, në nivelin shkollor për komunat e Kosovës, në komunën e Suharekës janë 1130 fitues, Skenderaj 593 fitues, Lipjan 491 fitues, Shtime 205 fitues dhe Viti 255 fitues. Në total, numri i fituesve për këto komuna është 2674.
Për herë të parë në Republikën e Kosovës, nëpërmjet Programit Nacional për Rininë, të gjithë nxënësit, pa dallim, nga klasa e parë deri në të dymbëdhjetën kanë pasur mundësinë që të shfaqin talentet e veta nëpër kategori të ndryshme të Kreativitetit Kulturor dhe Mendimit Kritik.
Rreth 316,000 nxënës në Republikën e Kosovës kanë pasur mundësinë për treguar aftësitë e veta në art muzikor, art pamor, recitim, poezi, teatër, debat, ese hulumtuese.
Nga kjo garë nacionale dhe gjithëpërfshirëse, për herë të parë në Kosovë vetëm për garën në nivelin e shkollës kemi 14,800 fitues nga 29 komuna pjesëmarrëse.
Të gjithë nxënësit fitues të vendit të parë do të shpërblehen me certifikatë e cila ka një dedikim të veçantë nga shkrimtari Ismail Kadare.
Gjithë kjo punë sigurisht se është bërë e mundur falë punës dhe përkushtimit të Drejtorive Komunale të Arsimit, mësimdhënësve, si dhe shumë akterëve tjerë për zbatuar vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës nr. 01/86 si dhe Marrëveshjen e Bashkëpunimit me kryetarët e komunave, e mbi të gjitha, për t’i dhënë hapësirën e merituar të gjithë nxënësve në sistemin parauniversitar.
Ditëve në vijim do të publikohen listat e fituesve për komunat tjera.
Ju lutem gjeni të bashkëngjitur Listën e Fituesve të Garës Nacionale për Kreativitet Kulturor dhe Mendim Kritik në komunat e lartcekura.
Skenderaj
Lipjan
Shtime
Viti