26,11,2024

Mediat serbe: Kundërmasat ndaj Kosovës, të dëmshme për Serbinë

Must Read

Mendojmë se Beogradi zyrtar nuk do të zbatojë kundërmasa ndaj Prishtinës, përkundër faktit se Qeveria e Kosovës tash e disa muaj refuzon të heq taksën ndaj mallrave të Serbisë, kanë thënë përfaqësues të qarqeve diplomatike nga Perëndimi për gazetën serbe ‘Danas’.

Siç shkruan gazeta, diplomatët theksojnë se hapi i autoriteteve serbe drejt kundërmasave “do të nxiste reagime të këqija të vendeve perëndimore dhe do ta përkeqësonte pozitën e serbëve në Kosovë”.

“Në këtë gjendje të tashme, Beogradi është në epërsi taktike e morale, sepse gjatë muajve të shkuar, që kur Kosova e ka vënë taksën, me asgjë s’e ka ndihmuar gjetjen e zgjidhjes për problemin e kosovar”, kanë thënë diplomatë për këtë gazetë, transmeton lajmi.net.

Tutje, kjo gazetë shkruan edhe për iniciativën për rrëzimin e Qeverisë Haradianj.

“Diplomatët po ashtu mendojnë se nuk është e sigurt që deri te takimi për Ballkanin Perëndimor të caktuar më 1 korrik në Paris, “do të bjerë” Qeveria e kryeministrit Ramush Haradinaj edhe pse Vetëvendosje e Lidhja Demokratike po përpiqen ta bëjnë shumicën në Parlament për ta rrëzuar pushtetin aktual. Ky hap do ta ngadalësonte edhe më shumë tempin e negociatave ndërmjet Beogradit e Prishtinës”.

Po ashtu, “Danas”, shkruan se negociatat për Kosovën duhet të vazhdojnë, ku edhe në vijim është edhe takimi për këtë rajon në Paris.

“Negociatat për Kosovën duhet të vazhdojnë e në vijim është edhe takimi për këtë rajon në Paris dhe në Poznanj. Kohë e gjatë tashmë është humbur dhe asnjëra palë nuk ka të drejtë të tërhiqet e të blejë kohë”, citohet të jetë thënë në qarqet diplomatike.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë se shteti ka përgatitur masa “të kufizuara”, nga të cilat disa, “janë shumë të fuqishme dhe shumë të rrepta”, si përgjigje ndaj taksave që Kosova i ka vendosur ndaj mallrave të Serbisë. /Lajmi.net/


- Advertisement -spot_img
Të fundit

30 gra udhëheqëse të agrobizneseve përfitojnë 300 mijë euro grante

Drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë, Burim Bajrami mori pjesë sot në tryezën tematike "Mundësitë e grave në sektorin bujqësor,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img