Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruari O’Connell, i ka thënë një qytetari se nuk duhet të presin që në Kosovë të ndërhyjnë ndërkombëtarët për t’i rregulluar problemet si krimi i organizuar dhe korrupsioni, shkruan Inajderi.com
O’Connell, u pyet nëse ka shpresë që ndërkombëtarët të ndërhyjnë për t’i sjellë para drejtësisë njerëzit me fuqi politike që janë pasuruar duke e varfëruar popullin.
“Kapja e shtetit ne veqanti gjyqesori, krimi i madh ekonomik dhe jo vetum qe po i behet Kosoves haptazi qe nga viti 1999 nga te njejtit njerz me fuqi politike duke pasuruar vetveten dhe klanet e tyre e duke varferu popullin na ka ber te gjithe neve te pa fuqishem perball tyre nga ky fakt Kosova po zbrazet qdo dite, na thuani ju lutem nese ka shpres per nderhyrje serioze nderkombetare per neutralizimin e ketij rrjeti dhe sjelljen e tyre para drejtesise?”, ishte pyetja e qytetarit.
E O’Connell i tha atij që të mos ketë shpresë për këtë. Ai i tha qytetarit se “askush nuk ka me ta ndreqë shtëpinë”.
“Jo, mos keni shprese hic, asnje pike shprese, per nderhyrje nderkombetare. Kosova eshte shtet i pavarur. Nuk ka rast ne bote qe jane rregullu problemet e nje vendi, te krimit te organizuar dhe korrupsionit, duke i pritur te huajt me ardhe. Askush nuk ka me ta ndreqe shtepine, duhesh me bo vete. Bone vete. Por, ne do te vazhdojme te kerkojme permiresime, sepse krimi i organizuar ne Kosove na demton neve dhe nuk e pranojme me. Dhe nese ka vullnet politik per te ndryshuar sendet, qofte nga qeveria qofte nga nje qeveri tjeter, ne do te jemi prane politikaneve qe me te vertete deshirojne te luftojne krimin dhe korrupsionin”, u përgjigj ambasadori britanik. /Insajderi.com