03,05,2024

Ministri Mustafa priti në takim ambasadorin e Republikës së Shqipërisë, flasin për sigurinë

Must Read

Ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa, priti sot në takim ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi.

Në këtë takim të dy bashkëbiseduesit diskutuan për marrëdhëniet e mira ndërmjet dy vendeve, bashkëpunimin e ngushtë sidomos në fushën e sigurisë.

Gjithashtu në takim u bisedua edhe për kontrollin e përbashkët të pikave kufitare, ku u vlerësua bashkëpunimi i suksesshëm i patrullimeve të përbashkëta policore, sidomos gjatë sezonit veror kur shtohet fluksi i lëvizjes së qytetarëve.

Ministri Mustafa dhe ambasadori Minxhozi diskutuan edhe për modalitetet rreth zgjerimit të kapaciteteve në pikën e kalimit kufitar në Krushevë të Komunës së Dragashit.


- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjykata ia cakton masën e paraburgimit të dyshuarit për dhunimin e viktimës me aftësi të kufizuara mendore në Ferizaj

Gjykata Themelore në Ferizaj – Departamenti për Krime të Rënda, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img