26,11,2024

‘Të jetosh pa djalin e vetëm pas 8 vajzave’ – rrëfimi i prindërve të policit Malsor Dashi

Must Read

Pjesëtari i Policisë së Kosovës, Malsor Dashi para një viti vdiq tragjikisht në një aksident trafiku në rrugën Kaçanik-Hani i Elezit.

Bashkë me të pësoi edhe kolegu i tij i punës, Armend Trena.

Trupi i pajetë i Malsor Dashit u gjet pas pesë ditë kërkimesh në lumin Lepenc.

Këtë kohë ngjarja tragjike që tronditi opinionin bëri një vit, lajmi.net ishte në shtëpinë e prindërve të Malsorit në Stagovë të Kaçanikut, për të rikthyer dhe jetësuar kujtimin për të.

Nëna e tij, Shiqeria pa mundur t’i përmbajë lotët tregonte për dhimbjen që e përjeton çdo ditë dhe dashurinë që ia dha djali për 28 vite jetë.

“Zgjohej gjithmonë me këngë”, nëna tregon vullnetin e paskajshëm që Malsori kishte kur veshte uniformen e nisej për punë.

Me emocione të forta, por krenar për një djalë të zotin që kishte, na rrëfeu edhe babi i Malsorit, Shemsedini.

Ai tregon sesi është të jetosh pa djalin e vetëm pas 8 vajzave.

Si erdhi deri të hyrja e Malsorit në polici dhe pse nuk ia kishte treguar askujt këtë sekret?

- Advertisement -spot_img
Të fundit

30 gra udhëheqëse të agrobizneseve përfitojnë 300 mijë euro grante

Drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë, Burim Bajrami mori pjesë sot në tryezën tematike "Mundësitë e grave në sektorin bujqësor,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img