10,09,2025

Ambasada e SHBA-ve me njoftim të rëndësishëm drejtuar shqiptarëve për Lotarinë Amerikane

Must Read

Ambasada e SHBA-ve në Tiranë ka njoftuar këtë të martë datën se kur do të bëhen publike përgjigjet e Lotarisë Amerikane, për të gjithë ata shtetas shqiptarë që kanë mundur të fitojnë ose jo.

Të gjithë aplikantët do të mund të kontrollojnë nëse janë përzgjedhur apo jo më datë 7 maj.

“Duke filluar nga 7 maji 2019, për të parë nëse janë përzgjedhur, të regjistruarit e DV-2020 do të mund të përdorin numrin e tyre unik të konfirmimit të dhënë në regjistrim duke kontrolluar online Kontrollin e Statusit të të Regjistruarve në faqen zyrtare të E-DV-së.

Kontrolli i Statusit të të Regjistruarve do të informojë pjesëmarrësit e përzgjedhur se si të aplikojnë për vizën e Lotarisë për veten e tyre dhe anëtarët e familjes së tyre. Të përzgjedhurit do të mund të mësojnë datën e tyre të intervistës për vizë duke hyrë tek Kontrolli i Statusit të të Regjistruarve”-thuhet në njoftimin e ambasadës.

Faqja mbetet dvlottery.state.gov dhe i vetmi informacion i nevojshëm mbetet kodi personal.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me WiFi falas në shesh

Ferizaj po hyn në një etapë të re të digjitalizimit dhe modernizimit të hapësirave publike. Në ditët dhe javët...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img