26,11,2024

Shkaku i rriqrave, Instituti i Shëndetësisë Publike me apel për qytetarët

Must Read

Instituti Kombëtar ka filluar zbatimin e masave parandaluese kundër etheve hemorragjike Krime Kongo

Rriqrat në Kosovë tashmë kanë filluar të shfaqen. Në vatrat endemike ka filluar pickimi i rriqrave që është paralajmërimi i parë për mundësinë e shfaqjes së sëmundjes. Numri i të pickuarve është i rrallë por me ngrohjen e kohës, sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike sigurisht që do të rritet frekuenca e pacientëve.

Zhdukja e rriqrave nuk është e lehtë, sepse është e lidhur ngushtë me faktorët biologjikë e klimatikë të një vendi, dhe zhdukja kërkon një qasje multiciplinare, e sëmundja e etheve henorragjike është ende enigmatike.

“Zhdukja totale do të kishte pasoja në florën dhe faunën, e që do të shkaktonte një prishje te balansit të ekosistemit që do të mundësonte shfaqjen e ndonjë sëmundje të re me pasoja të paparashikuara.Pavarësisht masave që janë marrë te ne, ka ende vend për të punuar.Andaj ndihma e gjithësecilit është e mirëseardhur dhe e domosdoshme.Instituti Kombëtar tashmë me ekipet e veta, është në teren, dhe janë duke punuar në vetëdijesimin e qytetarëve ne parandalimin e sëmundjes.Laboratoret e Institutit Kombëtar janë të përgatitura dhe te kompletuara për diagnostikim të menjëhershëm të të gjitha rasteve të dyshimta të etheve hemorragjike”, thuhet tutje në njoftimin për media, transmeton Indeksonline.

Simptomat e para te pacientët e pickuar nga rriqrat janë temperatura e lartë, gjakderdhja nga hunda, lodhja, molisja dhe simptoma të tjera, pas shfaqjes së të cilave është i domosdoshëm konsultimi me mjekun dhe hospitalizimi.

Akoma asnjë rast i dyshimtë nuk ka kërkuar ndihmë në institucionet shëndetësore, andaj për të mos u shfaqur asnjë rast i etheve hemorragjike:

Instituti Kombëtar bënë thirrje te qytetarët se duhet të punojnë̈ në faktorët e përmirësimit të ekosistemit që nënkupton:

1. Të punohen të gjitha tokat e punueshme,

2.Të kositen të gjitha livadhet me kohë dhe nga disa herë,

3. Të pastrohen kopshtet dhe pronat përreth shtëpive,

4. Të pastrohen fermat ku mbahen bagëtitë̈ dhe të largohen rriqrat nga trupi i kafshëve,

5. Të kihet kujdes në veshmbathje për të gjithë fermerët dhe anëtaret e tyre të familjeve që punojnë̈ në fushë ku kurrsesi nuk guxohet të lihen këmbët e zbathura

6. Fëmijët mos të lejohen të luajnë̈ në livadhe e kopshte të pakositura dhe në mbrëmje të kontrollohet prania e rriqrave në tërë trupin.

Instituti Kombëtar rekomandon qytetarët për sivjet:

1. Mos qëndroni gjatë dhe pa nevojë në livadhe dhe vende me shkurre,

2. Nëse patjetër duhet të jeni të pranishëm në këto vende vesh rroba të gjata dhe pantallonat futni në çorapë,

3. Duhet të përdorni preparate me të cila lyejmë pjesët e trupit të cilat i dëbojnë insektet nga trupi i njeriut e sidomos në pjesët e zbuluara të trupit, (shuplakat, qafën),

4. Kontrolloni trupin mos keni ndonjë rriqër gjatë qëndrimit në vatër,

5. Kontrolloni përsëri trupin pas largimit nga livadhi apo vendet me shkurre,

6. Nëse keni rriqër në trup ofrohuni në qendrën më të afërt mjekësore sa më shpejt,

7. Kositja e barit të bëhet në vazhdimësi (oborr dhe livadhe),

8. Pastrimi dhe dezinfektimi i stallave të bëhet në vazhdimësi,

9. Mbajtja e higjienës personale në nivelin më të lartë,

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës po përcjell në mënyrë permanente situatën epidemiologjike me Ethet Hemorragjike Krime-Kongo në të gjitha vatrat e infeksionit dhe bashkë me mjekët dhe punëtorët shëndetësor të Qendrave Kryesore të Mjekësisë Familjare në Malishevë, Rahovec, Klinë, Suharekë, Gjakovë edhe sivjet do të vazhdojnë mbikëqyrjen dhe hulumtimin epidemiologjik të të gjitha vatrave, përfshirë këtu edhe vatrat endemike të komunave fqinje: Lipjan, Drenas, Skenderaj, Prizren, Dragash.

Në Malishevë ka filluar repilimi i kafshëve në kuadër të strategjisë kombëtare për luftimin e etheve hemorragjike, e udhëhequr nga Ministri i Shëndetësisë dhe Këshilli ndërministror për parandalimin dhe luftimin e etheve hemorragiike

“Në fakt, ky është viti i gjashtë që po ndërmerren këto masa nga Agjencia e Veterinës dhe Ushqimit.Instituti Kombëtar tashmë është në gjendje gatishmërie për të ndërmarrë masat profilaktike dhe kundërepidemike për të parandaluar epideminë e EHCC të planifikuara me kohë dhe të përfshira në Planin Operacional për parandalimin dhe luftimin e Etheve Hemorragjike Krime Kongo në Kosovë.

Duke pasur parasysh se që nga viti 2013 nuk është shënuar asnjë rast fatal me EHKK pasi që kemi realizuar me sukses masat profilaktike dhe kundërepidemike, ne duhet të vazhdojmë realizimin e aktiviteteve në terren sepse kemi të bëjmë me një sëmundje endemike, vdekjeprurëse dhe praninë e rriqrave në vatrat endemike të cilat bartin virusin e EHKK”, thuhet në përfundim të njoftimit.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

30 gra udhëheqëse të agrobizneseve përfitojnë 300 mijë euro grante

Drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë, Burim Bajrami mori pjesë sot në tryezën tematike "Mundësitë e grave në sektorin bujqësor,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img