28,11,2024

291 kërkesa për legalizimin e armëve marrin pëlqimin e MPB-së

Must Read

Qytetarët e Kosovës, kanë edhe dy muaj kohë që të legalizojnë armët.

Pas kësaj periudhe, armët e paligjshme do të konfiskohen dhe dënimi për posedimin ilegal mund të jetë me gjobë, por edhe me burgim.  Në një konferencë të Ministrisë së Punëve të Brendshme për procesin e legalizimit të armëve, u bë e ditur se 4 muajt e fundit  mbi 700 qytetarë e kanë shfrytëzuar mundësinë  e parashtrimit të kërkesave për legalizim, ndërsa 291 prej tyre kanë marrë pëlqimin e MPB-së për legalizim.

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme Ilmi Zeka tha se me këtë iniciativë, qytetarëve te Kosovës u mundësohet që respektojnë rendin dhe ligjin. Ai u ka bërë thirrje qytetarëve që të vazhdojnë të shfrytëzojnë këtë mundësi, edhe për dy muaj , për shkak se pas kësaj periudhe posedimi i armëve të paligjshme do të ndëshkohet me gjobë, por edhe burgim deri në 10 vjet.

Ai njoftoi se sa persona kanë marrë pëlqimin e MPB-së për legalizim

 “Në katër muajt e fundit, 723 qytetarë e kanë shfrytëzuar këtë mundësi dhe kanë parashtruar kërkesa për legalizim. 291 kanë marrë pëlqimin në MPB dhe sot unë do të dorëzoj mbi 10 pëlqime në fund të këtij takimi”, tha Zeka.

Zeka tha se që nga nisja e zbatimit të ligjit për armëve, ka rënë numri i incidenteve me armë me posedim legal.

 “Qëllimi i kësaj iniciative është që tu japë mundësi qytetarëve që zotërojnë ligjërisht një armë sipas kushteve të ligjit për armë i cili është i harmonizuar me direktivat e armëve të zjarrit të BE-së. Që kur nisi zbatimi i ligjit për armët, pak incidente kanë ndodhur me armë me posedim të ligjshëm. Shumica e tyre kanë ndodhur me armë  posedim të armëve në mënyrë të paligjshme dhe mbi 20 perona kanë humbur jetën”,  tha Zeka.

Ndërsa në cilësinë e drejtorit të Divizionit për Siguri Publike pranë Policisë së Kosovës,  Gazmend Hoxha, tha se kampanja për legalizimin e armëve deri tani është e suksesshme, por dhe qe numri aplikacioneve nuk është  i kënaqshëm.

 “Numri i qytetarëve që kanë aplikuar për legalizimin e armëve nuk është për t’u injoruar. Deri më tash kemi 659 aplikacione të qytetarëve gjithandej Kosovës. Prej regjionit të Prishtinës  179 aplikacione, regjioni i Gjilanit 109 aplikacione, dhe Prizreni me 106  të tjerët janë në numër pak më të vogël.  Gjithsejtë prej këtyre 289 aplikacione për pistoleta, 228 aplikacione për punë gjuetie , dhe  132 për pushkë të tipit karibin. Ndërsa pushkë të tjera automatike dhe gjysmëautomatike janë 4 dhe 6 aplikacione të tjera janë të kombinuara pushkë ajrore dhe pushkë tjera”, tha Hoxha.

Valbona Bogujevci, koordinatore në UNDP,  tha se në maj të vitit 2018 Kombet e Bashkuara njoftuan agjendën e re të çarmatimit të quajtur ‘sigurimi i së ardhmes së përbashkët’ e cila përshkruan një serë masash praktike në të gjithë gamën e c ‘armatimit duke përfshirë  armët e shkatërrimit në masë dhe ato konvencionale. Kjo sipas saj shpërfaq  përpjekjet et përbashkëta për paqe dhe siguri.

Bogujevci ka përgëzuar institucionet e Kosovës që ishin ndër të parat në rajon për miratimin e strategjisë dhe planin e veprimit për armët e Vogla dhe të Lehta.

“I përgëzoj institucionet në Kosovë, sepse ju ishit të parat në rajon që ndryshuat dhe miratuat strategjinë si dhe planin p e veprimit përkatës  për armët e lehta dhe të vogla dhe mbajtët takimin  e parë koordinues në rajon pas miratimit të planit të veprimit”, tha Bogujevci.

Njëri nga aplikantët për legalizimin e armëve, Shefik Surdulil, që është edhe  pasionant i gjuetisë, tha se  mbajtja ilegal e armës paraqet rrezik shumë dimensional, ndërsa legalizimi krijon mundësi të madhe si për mbajtësin e armës, ashtu edhe familjen e tij.  Ai inkurajoi  qytetarët që të ndjekin shembullin e tij.

Ai ka treguar për procedurat e aplikimit.

 “Këtë e kam bërë menjëherë posa ka filluar paraqitja për legalizim. Është një procedurë e thjeshtë dhe e lehtë. Jam paraqitur në stacionin policor në Gjilan kam bërë kërkesën, pastaj edhe procedurat e tjera që për mua kanë qenë të lehta dhe të thjeshta”, tha Surdulli.

Më 31 mars 2017 Qeveria e Kosovës miratoi ligjin për legalizimin dhe e dorëzimin e armëve, mjeteve dhe pajisjeve shpërthyese.

Ministria e Punëve të Brendshme ka marrë vendimin për legalizimin e armëve të vogla dhe të lehta, ndërsa periudha e legalizimit pati nisur  nga data 17 dhjetor 2018 dhe do të jetë në fuqi për 6 muaj, përkatësisht me datë 17 qershor.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Në fundjavë, “KUPA E FEDERATËS 2024”

Spektakli i volejbollit në Kupën e Federatës, fillon këtë fundjavë! Këtë fundjavë nis edicioni i ri i Kupës së FVK-së,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img