27,11,2024

Veseli: Pres nga ndërkombëtarët ta inicojnë Gjykatën Speciale për masakrat e serbëve në Kosovë

Must Read

Në 20 vjetorin e masakrës në Lubizhdë ku ranë 14 dëshmorë dhe 40 martirë të këtij fshati, krerët më të lartë të shtetit dhe shumë qytetarë kishin ardhur për të nderuar të rënët ku edhe u vendos gurthemeli i kullës muze “Kulla e Qëndresës”.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi duke ngritur lartë kontributin e dëshmoreve për liri tha se qytetarët e Lubizhdës duke iu bashkuar radhëve të UÇK-së treguan se janë njerëz të besës, mikpritjes dhe pushkës.

Ai madje me titullin heroi i kombit i ka dekoruar 14 dëshmorët e rënë të këtij fshati, 20 vjet më parë.

“Ne kaluam së bashku momentet më të rënda si qytetar si vend në përpjekjet tona për liri, për pavarësi dhe ndihem shumë krenar që kaluam momentet më të rënda. Ju ishit ata, që çdo shtëpitë tuajën e shndërruar në shtab të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe çdo qytetari i juaji në një formë apo tjetër ishte luftëtar i lirisë dhe ju u radhitët menjëherë në radhët e UÇK-së dhe treguar me të vërtet se jeni njerëzit  bukës të mikpritjes të besës dhe të pushkës”, tha kreu i shtetit.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli në këtë tubim përkujtimore duke folur për mohimet e palës serbe për masakrat e kryera  në Kosovë tha se në këtë drejtim po gabon edhe bashkësia ndërkombëtare.

Ai tha se shteti i Kosovës nuk do të hakmerret por sipas tij, duhet të kërkohet nga bashkësia ndërkombëtare inicimi i Gjykatës Speciale për të dënuar ushtrinë serbe për krimet e bëra në Kosovë gjatë vitit 1998-99.

Veseli teksa ka treguar përjetime e tij gjatë luftës me bashkëluftëtarët e tij hasian, tha se Lubizhda është porta e lirisë që i dha Kosovës në kohën e luftës besë, bukë e pushkë.

“Kemi reagime nga shteti serb duke mohuar masakrat serbe për aq sa kemi reagim nga ne dhe bashkësia ndërkombëtare për qenien e tyre, por një është e qartë ky është edhe një mesazh për bashkësinë ndërkombëtare dhe Bashkimin Evropian, përderisa nuk do të dënohen njerëzit për krimet në Prekaz në Mehë në Obri në Reçak, Rrezallë e gjithandej Kosovës janë me qindra masakra ata pushteti serb gjithmonë do i mohoj krimet serbe ky është gabimi i bashkësisë ndërkombëtarë kjo është edhe përgjegjësi e institucioneve tona….Pres përkrahje që edhe  bashkësia ndërkombëtare ta kuptoj zërin e arsyes që të inicojë dhe të ketë Gjykatë Speciale për krimet përkatësisht për masakrat serbe”, tha Veseli.

Në këtë tubim përkujtimor për të nderuar të rënët e këtij fshati kishte ardhur edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj i cili tha se Hasi ishte në ballë të çdo proces për liri. 

“Nuk është herë e parë që Hasi është përgjakur nga armiku, në krejt historinë e armiqve Hasi e ka dhënë pjesën e vetë, pra të luftës, të nderit dhe të bukës”, tha Haradinaj.

Kryetari i fshatit Lubizhdë, Bekim Nerjovaj tha se ndonëse humbja e djemve dhe vajzave të tyre është dhimbje e madhe, në të njëjtën kohë është edhe krenari që dhanë jetën për lirinë e Kosovës.

“Sot, 20 vite më parë pjesa më e madhe e martirëve dhe dëshmorëve u maltretuan dhe u vranë në vende të ndryshme disa u vranë në Lubizhdë pranë familjarëve të tyre “, tha ai.

Ndërtimi i Kullës Muze “Kulla e Qëndresës” është përkrahur nga ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Për tre vjet KRM “Pastërtia” në Ferizaj kursen mbi 600 mijë euro nga rritja e të hyrave

Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastërtia” në Ferizaj gjatë viteve të fundit ka përmirësuar gjendjen financiare derisa ka kursyer nga...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img