27,11,2024

Eurodeputeti thotë se liberalizimi i vizave do të ndodhë shumë shpejt

Must Read

Knut Flenckenstein, anëtar i Parlamentit Evropian tha se duhet shumë durim në procesin e liberalizimit të vizave për kosovarët.

Por Fleckenstein në konferencën “Iniciativa e Dimensionit Social” (IDS) për Ballkanin Perëndimor “Mos përjashtimi i askujt në procesin e integrimeve te BE-së”, theksoi se Parlamenti Evropian është në anën e kosovarëve dhe se ata po i bëjnë presion atyre që ta shtyjnë përpara këtë çështje.

“Kur menduam për këtë iniciativë të dimensionit social. Ishte e qartë pasi kur flasim për integrimin evropian flasim për vlerat, por ne disi e kemi shpërfillur dimensionin social të këtij procesi”.

“Nëse niveli social nuk përmirësohet atëherë gjendja do të jetë e vështirë. Nëse presim politikanët do të jeni të humbur këto procese duhet të zhvillohen paralelisht me shoqërinë civile”.

“Në Kosovë kemi hedhur një hap më tej se sa në vendet tjera. E di që di ju duhet shumë durim për procesin e liberalizimit të vizave, por PE-ja për herë të dytë ka dhënë një votë për dhe ndihemi të turpëruar që Këshilli ka shtyr këtë çështje ne jemi në anën tuaj dhe ne po i bëjmë presion atyre që ta shtyjnë përpara këtë çështje, sepse ju e meritoni këtë ditë dhe kjo ditë është afër”.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Për tre vjet KRM “Pastërtia” në Ferizaj kursen mbi 600 mijë euro nga rritja e të hyrave

Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastërtia” në Ferizaj gjatë viteve të fundit ka përmirësuar gjendjen financiare derisa ka kursyer nga...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img