Arrestohen 5 persona me dyshimin për trafikimin dhe të organeve dhe qelizave njerëzore
Në këtë klinikë në Prishtinë dyshohet se është kryer aktivitet i jashtëligjshëm.
Për këtë Policia i ka arrestuar pesë persona në klinikën amerikane.
E me vendim të Inspektoratit Shëndetësor, për arsye të gjetjes së parregullsive, është mbyllur reparti ku janë kryer shërbimet e IVF në këtë klinikë.
Këta sipas organeve të rendit dyshohen për kryerje të veprave penale ‘transplantim i kundërligjshëm, trafikim i organeve dhe qelizave njerëzore’ ‘trajtimi i pandërgjegjshëm mjekësor’ dhe ’bashkëkryerje
Tani me rastin po merret edhe Prokuroria e Prishtinës.
Sipas Policisë, si prova materiale janë sekuestruar dosje mjekësore, libra të evidencave, 4 telefona mobilë dhe 500 euro para të gatshme.
Ketë e ka konfirmuar përmes telefonit për T7 prokurori i rastit Shkelzen Ibrahimi.
“Ka kohë që juanë ka zhvillohen hetimet, por kemi ende shumë punë me policinë dhe na pret ende punë e madhe në diëtt në vijim. Kemi informata mjaftueshëm”.
Ndërkohë katër të dyshuarve me urdhër të prokurorit ju është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh ndërsa njëri është liruar në procedurë të rregullt.
Operacioni policor është mbështetur edhe nga institucionet tjera si: inspektorët shëndetësorë nga MSH, inspektorët farmaceutikë, zyrtarë nga administrata tatimore dhe njësitet tjera policore.