04,07,2025

Haradinaj flet për raportet me Thaçin e Veselin

Must Read

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, deklaroi sot se nuk ka pasur ndonjë takim të veçantë me presidentin Hashim Thaçi dhe kryetarin e Kuvendit Kadri Veseli, por pranoi se është takuar me ta në ngjarje të ndryshme.

Ai këto komente i bëri në konferencën për media pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës, duke u përgjigjur në pyetjen rreth raporteve të tij me Thaçin dhe Veselin, pas takimit me nënsekretarin amerikan për Çështje Politike, David Hale.

“Unë udhëheq një qeveri të koalicionit, takohemi. Nuk kam pasur takim, por takohemi në ngjarje të ndryshme shihemi, punojmë me presidentin dhe kryetarin e Kuvendit të Kosovës. Është mirë që edhe kam pasur rast me thënë disa herë, është mirë që Kosova ka mbërri të ketë një platformë të votuar në Parlament për dialog, dhe është mirë që Kosova është e konsoliduar sa i përket dialogut”, tha Haradinaj.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

86 bletarë përfitojnë 1300 bazamente plastike për koshere të bletëve dhe 13 pajisje speciale për shkrirjen e dyllit

Përmes Drejtorisë së Bujqësisë, paraditen e sotme për bletarët ferizajas u shpërndanë 1300 bazamente plastike për koshere të bletëve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img