28,11,2025

STUDENTËT HUNGAREZË E PADISIN FAKULTETIN, NUK DUAN TA MËSOJNË GJUHËN SERBE

Must Read
Gjykata e Apelit e Serbisë e ka dënuar Fakultetin Juridik në Novi Sad për diskriminim. Lidhja e Nxënësve Hungarezë e Vojvodinës shprehë pakënaqësi se janë të detyruar ta mësojnë gjuhën serbe.

Vendimin e Fakultetit Juridik në Novi Sad që prej këtij viti shkollor t’i detyrojë studentët ta japin provimin pranues të gjuhës serbe, Gjykata e Apelit në Novi Sad e ka karakterizuar me vendim të formës së prerë, si diskriminues.

Në rastin konkret, si diskriminues doli të jetë edhe Ligji i Arsimit i Serbisë i cili parasheh kontrollin e njohjes së gjuhës serbe në provimet pranuese.

Aktgjykimi i Gjykatës së Apelit së Serbisë është marrë në bazë të padisë së dyfishtë të organizatës joqeveritare të Lidhjes së Nxënësve Hungarezë të Vojvodinës. Për herë të parë kjo organizatë e ka paditur Fakultetin Juridik në vitin 2015 për shkak të diskriminimit, gjegjësisht pamundësisë së studentëve të japin provimin pranues në gjuhën e tyre amtare.

Me këtë rast, në fillim të vitit të kaluar Gjykata e Apelit në Novi Sad e ka obliguar Fakultetin Juridik që në të ardhmen t’i organizojë provimet pranuese edhe në gjuhët e pakicave kombëtare me vlerësim se duke e refuzuar këtë, fakulteti ka vepruar në mënyrë diskriminuese./Insajderi.com.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizajasi Leard Sadriu drejt hapit të madh në karrierë, arrin marrëveshje me skuadrën gjermane

Leard Sadriu pritet të largohet nga futbolli rumun vetëm pas gjashtë muajsh qëndrimi te FC Arges, duke qenë gati...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img